business

Agjent për shitje ambulantive - Marketet TT - Mitrovicë (1); Agjent për shitje ambulantive - Marketet KA - Prishtinë (1)

  • star Publikuar: 06-07-2022
  • star Skadon: 15-07-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Sole Kosova
Kategoritë Prodhimtari
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë, Prishtinë
Shikime 1044

Sole Kosova, shpk.  Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merrët me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg.

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Sole Kosova sh.p.k shpall

Konkurs publik

Pozita

1.     Agjent për shitje ambulantive – Marketet TT (1 pozitë) – Mitrovicë

2.     Agjent për shitje ambulantive – Marketet KA (1 pozitë) - Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin.
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: faton.bujupi@solekosova.com;   apo të dorëzojnë CV-n me të gjitha informatat lidhur me përvojën te roja në hyrje të objekteve të ndërmarrjes. Pas përzgjedhjes fillestare nga kandidatët potencial mund të kërkohet vërtetimi që nuk është nën hetime.

Paga është konkurruese dhe e negociushme!

Vendi i punës: selia e kompanisë – Fushë Kosovë.

Konkursi është i hapur deri më 15.07.2022, në orën 17.

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!