business

Arketare, Sistemues-e/Sektorist-e, Punetor Magazine

  • star Publikuar: 24-06-2023
  • star Skadon: 07-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani JUMBO Kosova
Kategoritë Të tjera, Arkatare
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Pejë
Shikime 39973

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.

Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. eshte pjese e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p.k eshte operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo ne Shqiperi, Kosove, Bosnje Herzegovine dhe Mal i Zi.

Aktiviteti kryesor i kompanise eshte shprendarja e lodrave per femije, produkte per foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtepi.

JUMBO Kosova shpalle konkurs per dyqanin ne Peje per pozicionet:

Arketare
Sistemues-e/Sektorist-e
Punetor Magazine

Pozicioni: Arketare

Departamenti: Arka

Vendodhja: Peja

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Nje arketare eshte pergjegjese per menaxhimin e perditshem te arkes se vet ne perputhje me vlerat dhe politikat e pergjithshme te kompanise dhe te Grupit. Sigurohet qe gjate procesit te pageses, te jete e sakte, korrekte, te jap informacionin e duhur dhe ne te njejten kohe te ofroje sherbim te jashtezakonshem ndaj secilit klient, te shoqeruar me buzeqeshje dashamiresi dhe sjellje profesionale. Gjithashtu pergjegjese per pastertine, mirembajtjen, sigurine dhe menaxhimin e arkes, dhe ne fund te turnit dorezimin e xhiros dhe sigurohet qe cdo gje eshte ne rregull.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Mban paster dhe te rregullt Arken dhe ambientin e Arkes si dhe sektorin e ushqimores prane arkave dhe ate te blerjeve impulsive;
  • Mban Arken te sigurte , e kyc ate kur nuk eshte duke punuar po ashtu edhe ekranin e Programit qe perdoret;
  • Respekton dhe pershendet klientin e para qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
  • Skanon produktet me pergjegjesi pa harruar asnje nga ato;
  • Kalon dhe kontrollon cdo produkt qe kalon mbi arken;
  • Komunikon qarte dhe sakte cmimin e produktit konsumatorit;
  • Merr dhe numeron leket me kujdes dhe saktesi;
  • Kthen kusurin pa gabime ne vemendje te klientit (ne rastet perkatese) dhe e pajis ate me kupon tatimor ose me fature tatimore ne rastet kur kerkohet,
  • Realizon sakte pagesa permes posit te bankave;
  • Gjate orareve te fluksit tregon kujdes ne rradhen e klienteve qe te mos shkaktoje pakenaqesi
  • Gjen barkoded e artikujve qe sjell klienti pa barkod duke bashkepunuar me koleget e tij / saj pa merzitur klientin dhe duke ofruar sherbim te shpejte dhe te sakte;
  • Informon me miresjellje klientet qe qeset e JUMBO jane me pagese duke shmangur keqkuptimet, dhe duke i dhene arsyet perkatese,
  • Informon klientet per ofertat dhe promocionet aktuale nese ka
  • Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve ne departamentin e arkes duke zbatuar udhezimet e supervizorit te arkave, merchandiserit ose Menaxherit te dyqanit;
  • Miremban produketet e departamentit ne menyre strikte duke respektuar te gjitha rregullat dhe procedurat e kompanise;
  • Ben mbushjen e vazhdueshme te sektorit te arkave me produkte kur eshte e nevojshme
  • Informon supervizorin e arkave / menaxherin e dyqanit ne lidhje me çdo problem qe mund te kete me produktet apo parate dhe ndihmon ne zgjidhjen e problemit;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave , menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit
  • Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit per cdo problem apo avari teknike, ankese klienti, vizita ne dyqan ose ndodhi te pazakonta ne dyqan.
  • Asiston ne trajnimin e arketareve te rinje;
  • Ndihmon konsumatoret, duke u siguruar qe nevojat e tyre jane identifikuar qarte dhe qe zgjidhja e tyre te behet ne menyre te shpejte dhe te kujdesshme duke i lene ata te kenaqur.
  • Dorezon arken dhe sektorin e arkave te paster, rregullt dhe te gatshem per pune per turnin tjeter.
  • Mirepret klientet me miresjellje ne piken e informacionit dhe i merr qeset dhe i vendos ne raftet me numra, dhe po ashtu i percjell ata me miresjellje dhe duke i pershendetur i pari kur i rikthen qeset apo cantat e tyre.
  • Ne informacion shmang konfrontimet me klientin duke i ofruar atyre zgjidhje sipas rregulloreve te brendshme te kompanise, ose duke i drejtuar te supervizori i arkes/ menaxheri i dyqanit
  • Kryen me nje sherbim te shkelqyer dhe pa bezdisur/ fajesuar klientin procesin e nderrimit te aprovuar nga menaxheri i dyqanit;
  • Ne perfundim te turnit ben mbylljen e arkes dhe dorezimin e parave prane arkes qendrore;
  • Eshte pergjegjes per vlerat mangut apo parate fallco qe mund ti dalin gjate turnit.

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje pune ne arke
  • Njohja e paketes MS Office

AFTESI:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;


Pozicioni: Sistemues-e/ Sektorist-e

Departamenti: Operacione

Vendodhja: Peje

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Nje Sistemues eshte pergjegjes per sistemimin e produkteve ne vendet perkatese sipas standarteve te vendosura nga kompania. Ai/ajo kryen mbushjen e rafteve ne menyre te vazhdueshme dhe eshte pergjegjes per pastertine, si dhe rregullon ne menyre te vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe me gjere. Asiston ne shitjen e produkteve sipas kerkeses se klientit duke ju permbajtur standartit te sherbimit ndaj klientit me nje cilesi te shkelqyer komunikimi.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Mban paster dhe te rregullt departamentin perkates dhe me gjere ne rast te kerkeses nga menaxhimi;
  • Sistemon produktet ne raftet dhe ne ishuj ne menyre te vazhdueshme ne fillim te turnit dhe ne vijim sipas politikes merchandising te kompanise, duke punuar ne koordinim me supervizorin e departamentit dhe merchandiserit e dyqanit;
  • Ben mbushjen e dyqanit sipas kerkesave dhe porosive te bera nga supervizori duke asistuar ne te gjitha proceset e punes. (marrja e produkteve, dergesa per salle, sistemimi);
  • Perkujdeset qe produktet te jene te ekspozuara sipas standarteve te kompanise ku perfshihet reklamimi, cmimi dhe sasia;
  • Njeh me se miri produktet e departamentit perkates duke pershire shumellojshmerine, sasine, dhe vetite e tyre;
  • Ndihmon ne mbledhjen dhe stokimin e produkteve me kod sezonal gjate mbylljes se tyre dhe perkujdeset qe stokimi te jete korrekt;
  • Informon klientin mbi produktin me vetite dhe cilesite e produktit bazuar ne kerkesen e tij;
  • Sillet situativ ne rast te problemeve me klientin, perdor njohurite e tij per te sqaruar keqkuptimet dhe kerkon ndihme nga superiori nese eshte e nevojshme;
  • Merr masa korrigjuese/ parandaluese gjate punes operacionale ne dyqan per te shmangur pakenaqesite e klientit te ndodhura nga pakujdesia;
  • Shoqeron klientin deri ne vendodhjen e produktit ne rast te kerkeses nga ana e klientit dhe asiston ne shitjen e produktit;
  • Identifikon nevojat e klienteve ne menyre qe te plotesoje kerkesat/ nevojat duke i lene ata te kenaqur.
  • Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ne lidhje me produktin;
  • Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ose incident ne lidhje me klientet dhe ndihmon ne zgjidhjen e tij perfundimtare;
  • Raporton te supervizori/ menaxheri i dyqanit ne menyre te menjehershem per avari te ndryshme per te cilat eshte deshmimtar i momentit;
  • Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune;
  • Respekton dhe pershendet klientin i pari qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
  • Ndihmon ne trajnimin e personelit te ri kur i kerkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjesit e ri te departamentit te vet dhe me gjere;
  • Jep feedback ne rastet e kerkuara mbi performancen e punonjesit te ri qe i eshte caktuar per trajnim;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje ne shitje
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh
  • Njohja e paketes Microsoft Office perben avantazh.


AFTESI:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi per te njohur kodet e produkteve dhe vetite e tyre, si dhe per tja shpjeguar keto klientit dhe te tjereve;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;
  • Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eproret;

Pozicioni: Punetor Magazine

Departamenti: Magazine

Vendodhja: Peje

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Nje Punetor magazine eshte pergjegjes per stokun fizik te dyqanit ne magazine, mirembajtjen, operimin e magazines si funksion operacional. Pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dergimin e transfertave, sistemimin dhe mirembajtjen e kategorive dhe qarkullimin e mallit ne magazine dhe ne dyqan.

Pergatit produktet ne baze te porosive per ne terrenin e shitjes.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Mban paster dhe te rregullt magazinen duke u perkujdesur ne menyre ditore;
  • Sistemon ne menyre te vazhdueshme kategorine per te cilen eshte pergjegjes apo qe i delegohet nga supervizori i magazines;
  • Pergatit porosine e artikujve per departamentet sipas kerkeses;
  • Kujdeset qe gjate levizjes se mallin ne ambjentet e magazines produktet te mos demtohen dhe te jene gati per shitje ne gjendje perfekte;
  • Ben pranimin e furnizimit sipas udhezimeve te supervizorit te magazines;
  • Ben shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanise;
  • Ben kontrollin ne sistem te furnizimit me terminalet e dores (motorrola, palmar) ne baze kutish;
  • Hap dhe kontrollon cdo kuti te dyshimte per difekte, minuse ose probleme te tjera fizike, sipas udhezimeve te supervizorit te magazines dhe eksperiencave te meparshme;
  • Ndan vec mostrat e reja sipas procedures qe zbatohen ne pranimin e furnizimit ne magazinat jumbo.
  • Ben stokimin e artikujve, pas pranimit te furnizimit dhe shperndarjes se porosive;
  • Pergatit fizikisht transfertat e produkteve qe kerkohen, nga menaxhimi ose supervizori i magazines;
  • Ben pranimin e transfertave qe vijne ne dyqan nga dyqanet e tjera jumbo, duke kontrolluar faturen e shoqerimit dhe sasine perkatese te mallit;
  • Ben stokimin e produkteve, te kategorive sezonale te mbyllura;
  • Ndihmon dhe pregatit transfertat e kodeve te kategorive sezonale, te mbyllura per magazine qendrore.
  • Njeh me se miri kodet e furnitorit per cdo kategori produkti;
  • Ne rast te kontaktit me klientin, i ofron klientit sherbim cilesor sipas standarteve te kompanise dhe/ ose kerkon ndihme nga personeli i salles per ta orientuar klientin me se miri;
  • Sillet situativ ne rast te problemeve ne pune, shmang keqkuptimet dhe kerkon ndihme nga superiori nese eshte e nevojshme;
  • Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ne lidhje me produktin;
  • Raporton te supervizori/ menaxheri i dyqanit ne menyre te menjehershem per avari te ndryshme per te cilat eshte deshmimtar i momentit;
  • Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune;
  • Respekton dhe pershendet klientin i pari qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
  • Ndihmon ne trajnimin e personelit te ri kur i kerkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjesit e ri te departamentit te vet dhe me gjere;
  • Jep feedback ne rastet e kerkuara mbi performancen e punonjesit te ri qe i eshte caktuar per trajnim;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje ne magazinim
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh
  • Njohja e paketes Microsoft Office perben avantazh.

AFTESI:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi per te njohur kodet e produkteve dhe vetite e tyre;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për te siguruar shërbim efikas në cdo kohe;
  • Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eproret;
  • Aftesi per te perballuar pune fizike nen stress.

Menyra e aplikimit*: Ju lutem dergoni CV-ne tuaj ne email adresen:
[email protected]

apo aplikoni online permes linkut:

https://docs.google.com/forms/d/1MxXaZ3HoMIJ2OgR9oA-SYSwssPNB4Ngzcpci5SEoLLw/edit

Afati i dorezimit: 07/07/2023

SHENIM: Ky pershkrim i punes nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates/kompanise.