business

Programi i Grantit për Administrimin e Ujit (PGAU)

  • star Publikuar: 12-07-2023
  • star Skadon: 27-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani FLOWS PROJECT
Kategoritë Grante
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 40033

Njoftim publik

Thirje per Propozime(ThpP)

Ref. Nr. FLOWS - 6636 XK

Titulli: Programi i Grantit për Administrimin e Ujit (PGAU)

Programi për Nxitjen dhe Levimin e Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS)

Sfondi

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) përmes Programit për Nxitjen dhe Levimin e Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS), financuar nga kredia e Bankës Botërore (numri i kredisë 6636-XK), ofron mundësinë për të aplikuar për grante për investime me qëllim që të kërkon propozime kreative për të siguruar dhe promovuar shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të ujit në pellgun e Moravës së Binçës.

Objektivi i Programit

Objektivi i Programit të Granitit për Administrimin e Ujit (PGAU) është promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, rritja e ndërgjegjësimit mjedisor të qytetarëve dhe inkurajimi i veprimeve mjedisore që adresojnë sfidat mjedisore në nivel lokal. Përmes këtij pilot veprimi do të fillojë zbatimi i aktiviteteve për të arritur investime të prekshme në sigurinë e ujit, masa agromjedisore dhe menaxhim të kërkesës që e gjithë mbështetja të ofrohet për qëndrueshmëri të resurseve për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe për të ndërtuar fleksibilitet në sistem. Kjo do të bëhet përmes rritjes së ndërgjegjësimit dhe granteve për investime.

Çasje dhe mundësi për të aplikuar në këto Grante te vogla do kenë: 1) Grupe të komunitetit, 2) Organizatat e Shoqërisë Civile, 3) Individët dhe Bizneset që operojnë në nënpellgun e Moravës së Binçës.

Të gjithë aplikuesit e interesuar në përputhje me këtë ThpP të PGAU-së mund të aplikojnë me projekte në fushat prioritare dhe të fokusuara në bazë të cenueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike, përmes kritereve:

  • Në promovimin, testimin dhe demonstrimin e praktikave inovative për të rritur sigurinë e ujit, duke çuar në përmirësimin e qëndrueshmërisë ndaj thatësirës dhe përmbytjeve;
  • Të përmirësojë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore që do të rrisë potencialin e sekuestrimit të karbonit në zonën e projektit; dhe
  • Të rrisë ndërgjegjësimin për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Udhëzuesin dhe pakon e dokumenteve për këtë(ThpP), Aplikuesit e interesuar mund te e gjejnë në ueb faqen:: http://flows-ks.info/

Financimi

Vlera e planifikuar nga PGAU e (ThpP) është 0.3 Milion €.

  • Shuma minimale e grantit: 10,000.00 Euro,
  • Shuma maksimale e grantit: 30,000.00 Euro.

Shkalla e bashkëfinancimit të granteve sipas PGAU që mbulon totalin e investimeve të pranueshme do të jetë 90% e totalit të investimeve të pranueshme nga Projekti FLOWS, kurse përfituesit do të bashkëfinancojë pjesën e mbetur prej 10%.

Kohëzgjatja e projekteve

Kohëzgjatja e zbatimit të projekt propozimeve që dorëzohen në Aplikimet për grante, nuk duhet të tejkaloj 12 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

Sesionet informative mbi këtë ThpP do të mbahen si në vijim:

  • 04 Korrik 2023, nga ora 10:00 deri në ora 13:00, në Viti, në Sallën e Komunës,
  • 05 Korrik 2023, nga ora 10:00 deri në ora 13:00, në Kamenicë, në Sallën e Kuvendit Komunal,
  • 06 Korrik 2023, nga ora 10:00 deri në ora 13:00, në Gjilan, në objektin e KRU Hidromorava.

Kalendari indikativ i realizimit të thirrjes:

27.06.2023 Hapja e thirrjes;

14.07.2023 Afati për dorëzimin e pyetjeve në lidhje me thirrjen;

21.07.2023 Publikimi i përgjigjeve në uebfaqen;

27.07.2023 Afati për dorëzimin e projekt propozimeve, deri në ora 16:00.