business

Arkatar/e në Market (2), Sektorist/e në Market (3)

  • star Publikuar: 23-09-2023
  • star Skadon: 30-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera, Arkatare
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Pejë
Shikime 846

Qendra Tregtare LIRIDONI është qendër tregtare e cila funksionon për mbi 18 vite, e përbërë prej Supermarketit, Tekstilit, Restaurantit dhe Kafeterisë, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.

Me qëllim të plotësimit të vendeve të punës në lokaionin ri në lagjen Kapeshnica në Pejë, QT LIRIDONI, me datë 23 shtator 2023, shpallë këtë:

K O N K U R S

Për pozitat e punës si në vijim:

  1. Arkatar/e në Market – dy (2) pozita;

Vendi i Punës: Kapeshnicë, Pejë;

  • Detyrat kryesore:
  • Është përgjegjëse për t’i shërbyer klientëve;
  • Kryen pagesat në baza ditore;
  • Inkason paratë në arkë për mallin e shitur;
  • Mban evidencë ditore të gjendjes së arkës, dhe bënë dorëzimn e parave, punonjësit përgjegjës;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt apo Drejtori.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të ketë së paku 6 muaj përvojë pune;
  • Të njohë mirë punën e arkës në market;
  • Të ketë sjellje dhe komunikim shembullor;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion e palëve dhe në mënyrë grupore.
  1. Sektorist/e në Market – tre (3) pozita.

Detyrat kryesore:

  • Mirëpret dhe shërben klientët e marketit;
  • Rregullon dhe palon mallrat në sektorin e caktuar sipas planogrameve duke respektuar metodën FIFO dhe sigurohet qe çdo produkt të ketë çmimin në raft;
  • Përkujdeset për pastërtinë dhe mbajtjen e rregullit;
  • Është përgjegjës për raportimin dhe përcjelljen e afateve të skadimit të produkteve;
  • Informon klientët lidhur me specifikat dhe informatat tjera që kërkohen për produktin duke e shërbyer klientin në mënyrë më të mirë;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt apo Drejtori.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të kenë të paktën 6 muaj përvojë pune;
  • Të kenë shkathtësi dhe entuziazëm ne kryerjen e detyrave;
  • Të kenë sjellje dhe komunikim shembullor;
  • Të jenë të gatshëm të punojnë nën presion dhe në mënyrë grupore.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Pagesë të orëve shtesë;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

- duke plotësuar lehtësisht të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://forms.gle/MnFimAokSL1FaNwX7

- duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose

- mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektet e QT LIRiDONI në: Magjistralen Pejë – Deçan, Raushiq, Pejë;

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 30 shtator 2023 në ora 17:00. Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.