Në bazë të dispozitave të nenit 21 të Ligjit Nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, Nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” Nr. 13/30 maj 2012), Bordi i Drejtorëve i Hekurudhave të Kosovës-Trainkos Sh.A, në mbledhjen e mbajtur më 12.05.2023 mori vendim që të shpallë:
KONKURS
Për pozitën Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit
Vendi: Fushë Kosovë
Ndërmarrja: Hekurudhat e Kosovës-Trainkos Sh.A
Afati i fundit për aplikim: 16.06.2023
Titulli i punës: Zyrtar Kryesor Financiar dhe Thesarit (ZKTHF)
Duke i raportuar Bordit të Drejtorëve, Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të Financave dhe Thesarit në NP Hekurudhat e Kosovës-Trainkos Sh.A.
Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë që të gjithë personat e emëruar si zyrtarë, sipas nenit 21 pikës 3 të ligjit bazik për Ndërmarrje Publike nr. 03/L-087, gjithashtu bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshim dhe plotësimin e nenit 21, paragrafi 21.4. të ligjit bazik, riformulohet si në vijim: të jenë persona me integritet të njohur të cilët :
- i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 (ligjit bazik),
 - i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligj t bazik) pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l),
 - nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të Kompanisë gjegjëse, dhe
 - kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.
 
Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZKFTH-së janë:
Zyrtari Kryesor i Financiar dhe i Thesarit është përgjegjës për mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve financiare të subjektit të sektorit publik për garantimin e cilësisë dhe pajtueshmërisë së:
- Dokumentit final të buxhetit dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të planifikimit të Ndërmarrjes;
 - Raporteve mujore, periodike, gjashtëmujore, vjetore dhe specifike si dhe monitorimin e realizimit të buxhetit sipas planit të biznesit të Ndërmarrjes;
 - Të sigurohet se transaksionet financiare, kontabilitetit dhe pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes të jenë në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe aktet nënligjore të miratuara nga Ministri i Financave;
 - Rregulloreve të brendshme të menaxhimit financiar, hartimit të proceseve dhe fushat me rrezik, duke siguruar gjurmët e auditimit për të gjitha proceset në kuadër të subjektit dhe listat për kontroll financiare për të gjithë personelin e financave të Ndërmarrjes;
 - Udhëheqë evidencat lidhur me mjetet financiare të Ndërmarrjes dhe gjendjen e Thesarit;
 - Themelon dhe shqyrton kontrollin e brendshëm financiar, duke përfshirë edhe blerjet, faturat e parave kesh dhe asetet fikse;
 - Monitoron llogaritë fitimprurëse dhe koordinon pagesat e faturave dhe blerjeve të posaçme;
 - Përgatitë dokumentet e Ndërmarrjes për auditimin në fund të vitit dhe shërben si një ndërlidhës për auditorët;
 - Shqyrton marrëveshjet financiare dhe mirëmban të gjitha politikat financiare të lidhura me biznesin;
 - Zhvillon dhe implementon strategjitë financiare afat mesme dhe afat gjate për të siguruar menaxhim dhe siguri të fondeve në mënyrën më profitabile;
 - Inicion ndryshime dhe plane për zhvillimin e stafit në Departamentin e Financave në pajtim me praktikat moderne ekzistuese në këtë fushë;
 - Zhvillon procedurat për të kontrolluar dhe planifikuar qarkullimin e parave;
 - Siguron që NP Trainkos Sh.A. është në pajtim me legjislacionin dhe rregulloret relevante në këtë fushë.
 
Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit është vartës i drejtpërdrejtë dhe llogaridhënës ndaj Kryeshefit Ekzekutiv për operacionet financiare, kontabilitetin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të Ndërmarrjes.
Mandati i ZKFTH:
ZKTHF emërohet nga Bordi i Drejtorëve me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje tri (3) vite.
Kompensimi i pagës mujore:
Paga e ZKFTH është e përcaktuar me Kategorizimin dhe Poentimin për Zyrtarë e Lartë – Trainkos Sh.A.
Kushtet dhe kriteret që ZKFTH duhet t’i plotësojë:
- Kandidati duhet të ketë diplomë universitare nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit.
 - Të jetë Kontabilist i Certifikuar në një nga institucionet e certifikuara ose nga institucione të tjera përkatëse ndërkombëtare ose vendore në përputhje me kriteret e lëshuara nga Ministri i Financave;
 - Përvojë profesionale nga fusha e financave dhe kontabilitetit;
 - Të dëshmojë njohuri të duhura për menaxhimin financiar të Ndërmarrjes;
 - Aftësi për analizimin dhe detektimin e çështjeve të rëndësishme financiare;
 - Njohuri të gjerë të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar (SNK&SNRF), menaxhim të financave dhe qarkullimit të parave;
 - Kapacitet për të trajnuar dhe zhvilluar stafin e financave;
 - Aftësi të forta bindëse/ndër personale;
 - Zotësi për t’u përshtatur në situata të paplanifikuara, apo të ndryshuara, fleksibilitet të planeve dhe masat për t’u përballur me rrethanat e tilla;
 - Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara;
 - Pavarësi dhe nivel të lartë të integritetit përgjatë aktiviteteve në Ndërmarrje;
 - Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të HK-Trainkos Sh.A, si dhe aftësi për të marrë vendime të rëndësishme në situatat e vështira;
 - Kandidati duhet të ketë së paku 5 vite përvojë në menaxhimin e financave. Preferohen individët me përvojë pune në Ndërmarrje/Korporata me madhësi dhe kompleksitet të lartë;
 - Kandidati duhet të jetë i/e lirë nga çdo konflikt interesi siç përcaktohet me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit Nr. 06/L-011;
 - Preferohet njohje e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.
 
Informatë për procedurën e konkurrimit:
Kandidatët për ZKFTH, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Aplikacionin;
 - CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimit dhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion duke përfshirë nivelin e vendimmarrjes, numrin e punonjësve të mbikëqyrur, buxhetin dhe përgjegjësitë:
 - Letër motivimin;
 - Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
 - Dëshminë mbi përvojën e punës;
 - Certifikatën mbi dënimin penal të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, se nuk ka dënime penale në evidencën qendrore penale të Republikës së Kosovës (certifikata e nxjerrë online në platformën e-Kosova do të pranohen);
 - Kopjen e letërnjoftimit.
 
Aplikanti duhet ta vendosë datën dhe të nënshkruajë deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë së bashku me aplikacionin mund të shkarkohen nga uebfaqja e Ndërmarrjes Publike HK-Trainkos Sh.A.: https://www.trainkos.com/publikimet/punesimi/
Dokumentacioni i kompletuar (aplikacioni së bashku me deklaratën nën betim dhe të gjitha dokumentet përcjellëse) dorëzohet personalisht në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së Trainkos-it në adresën: Sheshi i Lirisë nr. 22, në Fushë Kosovë, me shënimin: për z. Afrim Kuleta, Sekretar i HK-Trainkos Sh.A, ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]
Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe kandidatet me aplikacionet e pa kompletuara nuk do të ftohen në intervistë.
Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe e-mail adresën.
Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Hekurudhat Kosovës-Trainkos Sh.A, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe inkurajon të gjitha femrat e meshkujt e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriteret e konkursit që të aplikojnë.
Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Bordi i Drejtorëve i NP Hekurudhat e Kosovës - Trainkos Sh.A e mban të drejtën e formimit të listës së ngushtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit.
Konkursi mbetet i hapur nga data 17.05.2023 deri më 16.06.2023 në ora 16:00
________________________________________________________________________________________
Na osnovu odredaba člana 21 Zakona br. 03/L-087 za Javna Preduzeća ("Službeni list Republike Kosovo", br. 31/15 jun 2008), odnosno član 13 Zakona br. 04/L-111 za Izmenu i Dopunu Zakona br. 03/L-087 za Javna Preduzeća (Službeni List Republike Kosovo“ br. 13/30.05.2012), Odbor Direktora Javnog Preduzeća Železnička Kosova (Trainkos D.D.) sa sedištem u Kosovu Polju, na sastanku održanom 12.05.2023 godine, odlučili su da objave:
KONKURS
Za posao Glavni Službenik za Finansije i Trezor
Opština: Kosovo Polje
Kompanija: Železnička Kosova Trainkos D.D
Rok za prijavu: 16.06.2023
Zvanje: Glavni Službenik za Finansije i Trezor (GSFT)
Izvještavajući Odbor direktora, glavni službenik za finansije i trezor odgovoran je za cjelokupno upravljanje finansijama i trezorom u JP Trainkos D.D.
Upravni odbor mora da obezbedi da sva lica imenovana za službenike prema članu 21 tačka 3 Osnovnog zakona o javnim preduzećima br. 03/L-087, takođe na osnovu člana 13 zakona br. 04/L-111 za izmenu i dopunu člana 21, stav 21.4. osnovnog zakona, preformuliše se na sledeći način: da su lica poznatog integriteta koja:
- ispunjava kvalifikacione uslove u skladu sa članom 17.1 (osnovni zakon),
 - ispunjava kriterijume nezavisnosti u skladu sa članom 17.2 (osnovni zakon) tačke (d), (f), (j), (k) i (l),
 - nisu, ili u bilo kom trenutku tokom perioda od trideset šest (36) meseci pre datuma prijave nisu direktori odbora relevantne kompanije, i
 - da ima neophodno profesionalno iskustvo i obrazovanje potrebno za dotičnu poziciju.
 
Dužnosti, odgovornosti i ovlašćenja GSFT su:
Glavni službenik za finansije i trezor odgovoran je za nadzor svih finansijskih aktivnosti subjekta javnog sektora kako bi se osigurao kvalitet i usklađenost:
- Završni budžetski dokument i koordinacija rada tokom procesa planiranja preduzeća;
 - Mesečni, periodični, šestomesečni, godišnji i posebni izveštaji, kao i praćenje realizacije budžeta prema planu poslovanja preduzeća;
 - Da obezbedi da su finansijske transakcije, računovodstvo i godišnji finansijski izveštaji preduzeća u skladu sa zahtevima zakona na snazi i podzakonskih akata usvojenih od strane ministra finansija;
 - Interni propisi o finansijskom upravljanju, dizajn procesa i oblasti rizika, obezbeđivanje revizorskih tragova za sve procese unutar entiteta i liste finansijskih kontrola za svo finansijsko osoblje kompanije;
 - Vodi evidenciju u vezi sa finansijskim sredstvima Korporacije i stanjem Trezora;
 - Uspostavlja i pregleda internu finansijsku kontrolu, uključujući nabavke, gotovinske primitke i osnovna sredstva;
 - Prati profitabilne račune i koordinira plaćanje faktura i specijalnih nabavki;
 - Priprema korporativne dokumente za reviziju na kraju godine i služi kao veza sa revizorima;
 - Pregleda, finansijske sporazume i održava sve finansijske politike vezane za poslovanje;
 - Razvija i sprovodi srednjoročne i dugoročne finansijske strategije kako bi se obezbedilo upravljanje i sigurnost sredstava na najprofitabilniji način;
 - Inicira promene i planira razvoj kadrova u sektoru finansija u skladu sa postojećom savremenom praksom u ovoj oblasti;
 - Razvija procedure za kontrolu i planiranje cirkulacije novca;
 - Obezbeđuje da JP Trainkos D.D. je u skladu sa relevantnom zakonskom regulativom i propisima iz ove oblasti.
 
Glavni službenik za finansije i trezor je direktno podređen i odgovoran glavnom izvršnom direktoru za finansijsko poslovanje, računovodstvo i pripremu finansijskih izveštaja preduzeća.
Mandat GSFT
GSFT imenuje Upravni odbor sa redovnim ugovorom o radu na period od tri (3) godine.
Mesečna naknada zarade
Plata GSFT-a je određena kategorizacijom i bodovanjem za visoke službenike - Trainkos-Sh.A.
Uslovi i kriterijumi koje GSFT mora da ispuni:
- Kandidat mora imati fakultetsku diplomu iz oblasti finansija i/ili računovodstva.
 - Da bude Sertifikovani Računovođa u nekoj od sertifikovanih institucija ili drugih relevantnih međunarodnih ili lokalnih institucija u skladu sa kriterijumima izdatim od strane ministra finansija;
 - Profesionalno iskustvo u oblasti finansija i računovodstva;
 - Da pokažu odgovarajuće znanje o finansijskom menadžmentu preduzeća;
 - Sposobnost analize i otkrivanja važnih finansijskih pitanja;
 - Opsežno poznavanje međunarodnih standarda računovodstva i finansijskog izveštavanja (MRS i MSFI), upravljanja finansijama i novčanim tokovima;
 - Kapacitet za obuku i razvoj finansijskog osoblja;
 - Jake veštine ubeđivanja/interpersonalne veštine;
 - Sposobnost prilagođavanja neplaniranim ili promenjenim situacijama, fleksibilnost planova i mera za suočavanje sa takvim okolnostima;
 - Sposobnost delegiranja i praćenja ovlašćenja i odgovornosti saradnicima za obavljanje delegiranih funkcija;
 - Nezavisnost i visok nivo integriteta u svim korporativnim aktivnostima;
 - Liderske veštine za postizanje opštih ciljeva Trainkos Š. A, kao i sposobnost donošenja važnih odluka u teškim situacijama;
 - Kandidat mora imati najmanje 5 godina iskustva u finansijskom menadžmentu. Poželjni su pojedinci sa radnim iskustvom u preduzećima/korporacijama velike veličine i složenosti;
 - Kandidat mora biti oslobođen bilo kakvog sukoba interesa kao što je definisano Zakonom o Sprečavanju Sukoba Interesa Br. 06/L-011;
 - Dobro poznavanje pisanog i govornog engleskog jezika je poželjno.
 
Informacija o konkursnoj proceduri
Kandidati za GSFT trebaju podneti sledeću dokumentaciju:
- Aplikacija;
 - Detaljan CV uključujući tačne datume zaposlenja i detalje odgovornosti za svaku poziciju, uključujući nivo strateškog odlučivanja, broj zaposlenih pod nadzorom, budžet i odgovornosti:
 - Motivaciono pismo;
 - Dokaz o stručnoj spremi;
 - Dokaz o radnom iskustvu;
 - Potvrda o krivičnoj osuđivanosti, koju je izdao Sudski savet Kosova, da nema krivičnih osuda u centralnoj krivičnoj evidenciji Republike Kosovo (prihvataju se potvrde koje je Kosovo izdalo onlajn);
 - Kopija lične karte.
 
Podnosilac prijave mora uvesti datum i potpisati izjavu pod zakletvom u kojoj se navodi da ispunjava sve uslove podobnosti. Ova izjava zajedno sa aplikacijom može se preuzeti sa veb stranice Javnog preduzeća Železnice Kosova: https://www.trainkos.com/publikimet/punesimi/
Popunjena dokumentacija (zahtev zajedno sa izjavom pod zakletvom i svim pratećim dokumentima) predaje se lično u zatvorenoj koverti u kancelariju arhive u zgradi Uprave TRAINKOS na adresi Trg Slobode b.b. (Sheshi i Lirisë br; 22,) Kosovo Polje, sa naznakom: za g. Afrim Kuleta, sekretar “TRAINKOS”-a, ili putem službenog e- maila: [email protected]
U aplikaciji naziv radnog mesta mora biti jasno naveden a dokumenti priloženi uz prijavu moraju biti kopije i ne vraćaju se. Prijave podnete nakon isteka roka se ne prihvataju, a nepotpune prijave se odbijaju.
Kandidati koji konkurišu moraju tačno a unesu adresu i kontakt telefon, kao i e-mail adresu.
Svako materijalno falsifikovanje, bilo namerno ili iz nemara, ili materijalna promena u odnosu na informacije date u gore pomenutoj izjavi, rezultiraće trenutnom diskvalifikacijom.
Biće kontaktirani samo kandidati koji uđu u uži izbor.
Železnice Kosova-Trainkos D.D, nudi jednake mogućnosti zapošljavanja za sve građane Republike Kosovo i podstiče sve žene i muškarce iz svih zajednica koji ispunjavaju kriterijume konkursa da se prijave.
Formalna procena kandidata i intervjui će se obaviti u optimalno vreme nakon roka za prijavu. Upravni Odbor RP Železnička Kosova, "TRAINKOS "A.D ima pravo formiranja uže liste kandidata kao i izbora zamenika GSFT.
Konkurs ostaje otvoren od 17.05.2023. do 16.06.2023. godine u 16:00 časova.