Kompania Fresh-Co në Pejë e cila merret me prodhimin e produkteve higjienike shpall konkurs për vende pune në pozitat:
Teknik-e Laboratori / Kimist-e (1 Pozitë) - Pejë.
Detyrat e punës:
- Marja e mostrave të ujit dhe losionit të prodhimit
- Percaktimi I parametrave fiziko kimike me anë te paisjeve laboratorike
- Ndihmon biokimisten në laborator gjat ekzminimeve mikrobiologjike te produktit
- Mirembajtja e dokumentacionit laboratorik dhe azhurimi I tij
- Detyra të tjera që parasheh vendi dhe pozita e punës
Kërkesat për poziten
- Kandidatët/tet duhet të kenë përfunduar minimalisht ciklin e studimeve Bachelor në Fak.
Teknologji Ushqimore ose Teknik të Lartë Laboratori - Njohuria e gjuhës Angleze e obligueshme
- Do të kenë përparësi ata/o kandidatë/e që kanë kryer edhe ciklin e studimeve Master Shkencor ose Profesional.
- Për këtë pozicion do te kenë përparësi kandidatët që kanë eksperiencë në fushën e kërkuar
- Aftësi shumë të mira kompjuterike.
- Shkathtësi të mira organizative.
- Të jetë komunikativ/e dhe i/e motivuar për punë.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e shpalljes.
Të gjithë të interesuarit të na kontaktojn në nr. Tel: 049 366 560 ose në e-mail [email protected] Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.