business

ANËTAR I JASHTËM I KOMISIONIT TË AUDITIMIT

  • star Publikuar: 15-10-2024
  • star Skadon: 30-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Auditor
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1695

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) është institucion i pavarur, i themeluar për ta administruar sistemin e kursimeve të obligueshme pensionale në Kosovë, dhe vepron në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-101 për fondet pensionale në Kosovë dhe me plotësimet e mëtutjeshme të këtij ligji. FKPK-ja, në përputhje me nenin 37A të Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale në Kosovë, si dhe paragrafin 3 të nenit 36 shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

Për përzgjedhjen e një personi me integritet të lartë sipas parimeve të Kodit të Etikës së Auditorëve, që të veprojë si anëtari/je të jashtëm të Komisionit të Auditimit:

Titulli i pozitës:ANËTAR I JASHTËM I KOMISIONIT TË AUDITIMIT

Orët e punës:

Së paku katër mbledhje brenda vitit

Numri i referencës:

KON102024

Kohëzgjatja e emërimit:

Tri vjet

Adresa:

Rr. “Agim Ramadani” Nr. 182-184, 10000 Prishtinë

Komisioni i Auditimit i Bordit Drejtues është përgjegjës për:
  • Hartimin e kritereve të rekrutimit, kryerjen e përzgjedhjes/intervistimit dhe rekomandimin në Bord për përzgjedhjen e AUD-it.
  • Hartimin e kritereve të rekrutimit për anëtarin e jashtëm të komisionit të KA.
  • Hartimin e kërkesave të tenderit për auditimin e jashtëm dhe paraqitjen e tyre për miratim në Bord. Përzgjedhja e auditorit të jashtëm do të bëhet në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik dhe me miratimin paraprak nga BQK-ja.
  • Shqyrtimin e raporteve të auditorit të brendshëm dhe rekomandimin e miratimit të tyre nga Bordi.
  • Shqyrtimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm.
  • Shqyrtimin e raporteve të inspektimit të BQK-së.
  • Rekomandimin Bordit nëse duhen miratuar rekomandimet e ngritura nga raportet e lartpërmendura si dhe planet përkatëse të veprimit.
  • Për efikasitet optimal të kohës, Komisioni mund t’i bëjë rekomandime drejtpërdrejt menaxhmentit ose auditorit të brendshëm, si për planet e veprimit ashtu edhe për ndryshimet në rekomandime kur ka një marrëveshje midis palëve. Megjithatë, kur ndodhin aso rastesh ose kur paraqiten rekomandime të tjera, kryesuesi i komisionit duhet ta informojë zyrtarisht Bordin Drejtues për to.
  • Trajtimin dhe rekomandimin Bordit Drejtues për të gjitha çështjet e tjera që lidhen me auditimin e FKPK-së.
  • Detyra të tjera që mund të përcaktohen nga Bordi Drejtues.

Kriteret profesionale:

Arsimimi dhe certifikimet:
  • Të ketë një diplomë nga fusha ekonomike ose juridike ose të ngjashme.
  • Të ketë certifikim si auditor i brendshëm ose kontabilist i certifikuar nga një organizatë, institut, ose shoqatë e akredituar ndërkombëtare ose vendore brenda sektorit publik apo privat.
  • Preferohet të ketë njohuri në financa, identifikim dhe menaxhim të riskut dhe teknologjisë informative.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze - në të shkruar dhe në të folur.
Përvoja:
  • Së paku pesë vjet përvojë në fushën e kontabilitetit ose auditimit (përparësi kanë kandidatët me përvojë në fondet pensionale).
  • Së paku tri referenca nga punëdhënësit e mëparshëm.

Afati dhe mënyra e konkurrimit:

  • Konkursi është i hapur prej: 15 tetorit e deri më 30 tetor 2024 në ora 23:59 (CET).
  • Aplikimi bëhet vetëm përmes postës eletronike në adresën: [email protected], me referencë:
    Anëtar i jashtëm i KA”. Emailit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim (në formatin PDF): 1) Biografia (CV) ku duhet të përfshihen së paku tri kontakte të punëdhënësve të mëparshëm, 2) Letra motivuese, 3) Dëshmi që e mbulojnë kërkesën për përvojë së paku pesë vjeçare në fushën e kontabilitetit ose auditimit, 4) Kopje të skanuar të diplomës së kualifikimit më të lartë arsimor dhe 5) Certifikatat përkatëse profesionale.

Vëmendje:

- Kufizimi në pranimin e dokumenteve është 10 MB - në rast se është e domosdoshme atëherë dokumentet duhet të dërgohen përmes një linku të caktuar (por gjithnjë në formatin pdf).

- Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e konkursit do të kontaktohen.

- Të gjitha dokumentet mund të dërgohen në gjuhën shqipe ose angleze ose serbe.

FKPK-ja është institucion që ofron mundësi të barabarta për të gjithë!

Kosovski penzijski štedni fond (KPŠF) je nezavisna institucija, osnovana da upravlja sistemom obavezne penzijske štednje na Kosovu, i deluje u okviru Zakona br. 04/L-101 o penzijskim fondovima na Kosovu, i sa daljim dopunama ovog zakona. FKPK, u skladu sa članom 37A Zakona br. 04/L-101 za penzijske fondove na Kosovu, kao i stav 3 člana 36, objavljuje ovo:

JAVNI KONKURS

Za izbor osobe visokog integriteta, prema principima Etičkog kodeksa revizora, da postupa kao spoljni član u Komisiji za reviziju Upravnog Odbora KPŠF-a:

Naziv pozicije:SPOLJNI ČLAN KOMISIJE ZA REVIZIJU

Radni sati:

Najmanje četiri sastanka unutar godine

Broj reference:

KON102024

Trajanje imenovanja:

Tri godine

Adresa:

Ul. "Agim Ramadani" br. 182-184, 10000 Priština

Komisija za reviziju Upravnog Odbora odgovorna je za:
  • Izradu kriterijuma za zapošljavanje, obavljanje selekcije/intervjuisanja i preporuka Odboru za izbor REV-a;
  • Izrada kriterijuma o zapošljavanju za spoljnog člana komisije KR;
  • Izrada zahteva tendera za spoljnju reviziju i njihovo podnošenje na usvajanje Odboru. Izbor spoljnjeg revizora će se izvršiti u skladu sa Zakonom o javnim nabavkama i nakon usvajanja spoljnjeg revizora od CBK-a;
  • Razmatranje izveštaja unutrašnjeg revizora i preporuka za njihovo usvajanje od Odbora;
  • Razmatranje preporuka spoljnjeg revizora;
  • Razmatranje izveštaja inspekcije CBK-a;
  • Preporuka Odboru da li se trebaju usvojiti podignute preporuke iz gore navedenih izveštaja kao i odgovarajući akcioni planovi;
  • Za optimalnu vremensku efikasnost, Komisija može dati preporuke direktno Menadžmentu ili REV-u, kako o akcionim planovima tako i o promenama preporuka kada postoji sporazum između strana. Međutim, kada se ti slučajevi dogode ili kada se iznesu druge preporuke, predsedavajući komisije mora o njima službeno informisati Odbor;
  • Tretiranje i preporuka Odboru za sva druga pitanja koja se vežu sa revizijom KPŠF-a.
  • Druge dužnosti koje se mogu utvrditi od Upravnog odbora.

Stručni kriterijumi:

Obrazovanje i sertifikacije:
  • Da ima diplomu iz ekonomije ili pravne oblasti ili slično.
  • Da ima sertifikat kao unutrašnji revizor ili sertifikovani računovođa od akreditovane međunarodne ili domaće organizacije, instituta ili udruženja u javnom ili privatnom sektoru.
  • Poželjno je da ima znanje u finansijama, identifikovanju i upravljanju rizikom i informacione tehnologije.
  • Poznavanje engleskog jezika - pismeno i govorno.
Iskustvo:
  • Najmanje pet godina iskustva u oblasti računovodstva ili revizije (prednost imaju kandidati sa iskustvom u penzionim fondovima).
  • Najmanje tri reference od prethodnih poslodavaca.

Rok i način konkurisanja:

  • Konkurs je otvoren od: 15. oktobra do 30. oktobra 2024. u 23:59 časova (CET).
  • Apliciranje se vrši samo putem elektronske pošte na adresu: [email protected], sa referencom:
    "Vanjski član KR". E-mejlu moraju se priložiti dokumenti u nastavku (u PDF formatu): 1) Biografija (CV) gde se moraju uključiti ​​najmanje tri kontakta prethodnih poslodavaca, 2) Motivaciono pismo, 3) Dokazi da pokrivaju zahtev za radno iskustvo od najmanje pet godina u oblasti računovodstva ili revizije, 4) Skenirane kopije diplome o najvišoj obrazovnoj kvalifikaciji i 5) Odgovarajući stručni sertifikati.

Pažnja:

- Ograničenje u prijemu dokumenata je 10 MB - u slučaju da je neophodno, onda se dokumenti moraju poslati preko određenog linka (ali uvek u PDF formatu).

- Samo kandidati koji ispunjavaju uslove konkursa biće kontaktirani.

- Sva dokumenta se mogu dostaviti na albanskom ili engleskom ili srpskom jeziku.

KPŠF je poslodavac koji svima pruža jednake mogućnosti!