business

Zyrtar për Mirëqenie Sociale

  • star Publikuar: 30-09-2022
  • star Skadon: 10-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Drenas
Shikime 2275

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Drenas shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

APLIKONI KETU

Emri i grupit Specialistë të Punëve Sociale

Institucioni Komuna Drenas

Nr. i Referencës RN00009914

Kodi RPC0003631

Data e njoftimit 09.09.2022

Afati për aplikim 30.09.2022 - 10.10.2022

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Kryerjen e punëve dhe aktiviteteve lidhur me funksionimin e sektorit të mirëqenies sociale, përfshirë edhe banimin social;
  2. Lëshuarja e vërtetimeve të natyrave të ndryshme sipas kërkesave të palëve ;
  3. Shqyrtimi i projekteve me donator për ndihmë familjeve skamnore, pa strehë, nxjerrja e raporteve për punë të kryera.
  4. Pranimi i kërkesave për qështjen e strehimit, evidenca e përfituesve dhe jo përfituesve tëkërkesave për qështjen e strehimit dhe pranimi i ankesave lidhur me qështjen e strehimit;
  5. Përcjellja e lëndëve të lëmive të ndyshme në Arkivë dhe klasifikimi i tyre;
  6. Të ofrojë përkrahje administrative dhe teknike për stafin Profesional dhe Drejtues të drejtorisënë kryrjen e punëve brenda afateve kohore të caktuara;
  7. Koordinimi i aktiviteteve dhe obligimeve lidhur me shërbimet sociale;
  8. Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregullorët aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ ECTS Administratë Publike, Shkenca Politike apo ekuivalente me to.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;

5. Pozitat aktualisht të lira

KodiNr. i ReferencësTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata/Vendi i punës
RPC0003403RN00009676Zyrtar për Mirëqenie Sociale 1Profesional 36Komuna DrenasSektori i Mirëqenies Sociale/Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale

6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtëKosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit);
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Dokumenti që nuk jeni denuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore)

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Shkathtësi të lartë në realizimin e objektivave të palnifikuara;
  • Njohuri të mira të mirëqenia sociale;
  • Të jetë i përgaditur për të punuar nënpresion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access),

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Secili kandidat i suksesshëm nga konkursi për pranim mund të emërohet në shërbimin civil vetëm në pozitën në të cilën i përmbush kërkesat e përgjithshme formale (Kredi/ECTS) sipas konkursit për lëvizje brenda kategorisë.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

APLIKONI KETU