business

IT Administrator (2)


Ruaj
  • star Publikuar: 03-04-2026
  • star Skadon: 13-04-2026
Kategoritë Teknologji Informative - ICT
Vendi i punës Kazakistan
Numri i pozitave 2

Shield Recruitment & HR kërkon IT Administrator 2 (dy) vende pune për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Kazakistan

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve virtual (Windows dhe Linux), softuerëve, sistemeve të storage përfshirë SAN, NAS dhe zgjidhjet cloud storage.
  • Monitorimi i performancës së sistemit dhe sigurimi i disponueshmërisë dhe besueshmërisë së lartë. Përditësimi i sistemeve dhe adresimi te dobesive (vulnerabilities)
  • Menaxhimi dhe mbështetja e shërbimeve cloud të Office 365 (Exchange Online, SharePoint, Teams, OneDrive, etj).
  • Menaxhimi i llogarive të përdoruesve, lejeve dhe të drejtave të aksesit në Active Directory dhe sisteme të tjera.
  • Dokumentimi i konfigurimeve të sistemit, procedurave dhe hapave të zgjidhjes së problemeve.
  • Zbatimi dhe mirëmbajtja e zgjidhjeve për backup dhe rikuperim nga fatkeqësitë.Automatizon proceset e monitorimit te sistemeve dhe alerteve dhe intervenon ne baze te tyre.
  • Konfigurimi dhe mirëmbajtja e shërbimeve Cloudflare, përfshirë DNS, SSL/TLS.
  • Komunikon me palet e treta deri ne zgjidhje te problemit qe nuk mund te zgjidhen brenda.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara, kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informative ose fusha të ngjashme.
  • 2+ vite përvojë në administrimin e sistemeve ose rol të ngjashëm.
  • Eksperiencë praktike në administrimin e Azure AD dhe Microsoft 365.
  • Aftësi të dëshmuar në menaxhimin e sistemeve Windows Server dhe Linux.
  • Njohuri të mira mbi platformat e virtualizimit, si VMware.
  • Certifikim Microsoft Azure Administrator Associate
  • Certifikim Microsoft 365 Administrator Expert
  • Certifikim CompTIA Server+ ose Linux+
  • Ose certifikime te tjera ekuivalente

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 13 Prill 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.