Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Kazakistan
Shikime
501
Shield Recruitment & HR kërkon IT Ekspert (Network/System Administration) 1 (një) vend pune për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i punës: Astana, Kazakhstan
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Instalimi, konfigurimi dhe përditësimi i pajisjeve dhe programeve të sistemit;
- Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve hardware dhe software;
- Menaxhimi i rrjetit LAN dhe WAN në të gjitha pikat e kompanisë;
- Mirëmbajtja e rrjetit, serverëve dhe PC-ve në të gjitha pikat;
- Monitorimi dhe mirëmbajtja e VPN-it, largimi i viruseve dhe malware nga kompjuterët;
- Instalimi i Update-s, Antiviruseve, menaxhimi i filtrave etj;
- Vlerësimi i aseteve harduerike, përkrahja e aplikacioneve (Microsoft 365 Business,) si dhe përmirësime softuerike dhe harduerike;
- Përmirësimet dhe migrimet softuerike dhe harduerike;
- Vizitat ditore për monitorim të rrjetit në të gjitha pikat e kompanisë.
- Ruajtja e backup-it të dokumentacionit për të gjithë serverët.
- Menaxhimi i perdoruesve, kontrolli i i qasjes, kamerave etj.
- Ndihma dhe përgjigjet për probleme kompjuterike të punonjësve.
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme;
- Përvoja minimale 2 vjeçare në rrjetet kompjuterike dhe mirëmbajtje të IT infrastrukturës.
- Aftësi për të përmbushur afatet dhe për të menaxhuar stresin në mënyrë efektive në situatë të presionit të lartë;
- Kuptimi i parimeve TI dhe aftësia për të komunikuar konceptet teknike në mënyrë efektive tek një audiencë e ndryshme;
- Kërkohet ndjesi e fortë e diskrecionit dhe konfidencialitetit;
- Njohja e Gjuhës Angleze;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/deri me datë 19 Korrik 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.