business

PEER MENTORË (student) (15)

  • star Publikuar: 14-10-2025
  • star Skadon: 23-10-2025
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 15

TERMAT E REFERENCËS PËR PEER MENTORË (student)

SHPREHJE E INTERESIT PËR PEER MENTORË (student)

Prishtinë, 2025

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” është një organizatë jofitimprurëse që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shoqërinë kosovare. Organizata ofron mbështetje për arsim, punësim, trajnime dhe avokim për të drejtat e këtyre komuniteteve.

KONTESTI I NDËRHYRJES

Studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përballen me sfida të shumta në arsimin e lartë, përfshirë pengesa ekonomike, sociale dhe kulturore, diskriminim, mungesë motivimi dhe orientimi në karrierë. Për të mbështetur progresin e tyre, OJQ ka krijuar programin:

“Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”

Ky program synon të ofrojë mbështetje akademike dhe jo-akademike, të rrisë pjesëmarrjen e studentëve në arsimin universitar dhe t’i ndihmojë ata të integrohen më lehtë në tregun e punës.

QËLLIMI I PROGRAMIT TË PEER MENTORËVE

Peer mentorët do të ofrojnë mbështetje dhe udhëzime të vazhdueshme akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke i ndihmuar ata të përballojnë sfidat e arsimit të lartë. Mentorët do të ndihmojnë në menaxhimin e lëndëve, kuptimin e kërkesave universitare dhe zhvillimin e strategjive efektive të studimit, duke krijuar një kulturë bashkëpunimi dhe mbështetjeje ndërmjet studentëve.

PROFILI I MENTORIT

Mentorët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Gjendja akademike: Student të vitit të dytë ose të tretë, me rezultate të larta akademike.
  • Rekomandim: Të rekomanduar nga dekanët ose anëtarët e fakultetit.
  • Motivim: Dëshirë dhe gatishmëri për të ndihmuar studentët e tjerë.
  • Aftësi komunikimi: Aftësi për të shpjeguar qartë konceptet dhe për të dëgjuar aktivisht.
  • Aftësi organizative: Menaxhim i mirë i kohës dhe angazhimeve akademike.

DETYRAT E MENTORIT

  • Mbështetje deri në 5 studentë.
  • Takime mentorimi dy herë në muaj (grupore ose individuale).
  • Përgatitja e një raporti pas çdo takimi mbi temat dhe progresin e studentëve.

KOMPENSIMI

Mentorët do të kompensohen me 46 euro për secilën seancë 90-minutëshe.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

  • Student të viteve të larta të studimit.
  • Nota mesatare e lartë dhe arritje akademike të spikatura.
  • Rekomandime nga universiteti/fakulteti/kolegji.
  • Aftësi të forta ndërpersonale dhe organizative.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

  • CV
  • Letër motivimi
  • Pasqyrë notash dhe vërtetim nga universiteti
  • Rekomandime nga dekanët ose anëtarët e fakultetit
  • Dëshmi për përvojë si mentor (nëse ka)

VENDET KU KEMI NEVOJË PËR MENTORË

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

  • Fakulteti i Edukimit – 1 Mentor
  • Fakulteti Ekonomik – 1 Mentor
  • Fakulteti Juridik – 1 Mentor
  • Fakulteti i Mjekësisë – 1 Mentor
  • Fakulteti Teknik – Arkitekturë – 1 Mentor
  • Fakulteti i Arteve (Regji filmi, Artet e bukura, Muzikë) – 1 Mentor

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” – 1 Mentor
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” – 1 Mentor
Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” – 1 Mentor
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj – 1 Mentor

Kolegje:

  • AAB – 2 Mentorë
  • IBCM – 1 Mentor
  • UBT – 1 Mentor
  • Universum – 1 Mentor

MËNYRA E APLIKIMIT

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret mund të aplikojnë duke dërguar dokumentacionin e kërkuar në adresën [email protected] me subjekt “Aplikim për Peer Mentor”.

Universitetet, fakultetet dhe kolegjet ftohen të rekomandojnë studentë të cilët i konsiderojnë të përshtatshëm për këtë rol. Rekomandimet duhet të dërgohen së bashku me dokumentacionin e studentit në të njëjtën adresë emaili dhe me të njëjtin subjekt “Aplikim për Peer Mentor”.

Afati i fundit për aplikim: 23/10/2025
Aplikimet e dërguara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.