Kompani
                                        Shield Recruitment & HR
                                    
                                
                                        Kategoritë
                                        Kujdesi Shendetësor
                                    
                                
                                        Vendi i punës
                                        
                                                                                            Prishtinë                                                                                    
                                    
                                
                                        Numri i pozitave
                                        1
                                    
                                Shield Recruitment & HR kërkon Fizioterapist/e (1 një vende pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës që përmes teknikave të specializuara të masazhës, të ndihmojë në relaksimin dhe manipulimin e trupit të klientëve;
 - Përgjegjës për këshillimin dhe udhëzimin e mysafirëve të hotelit në përzgjedhjen e tretmanëve të masazhës, duke iu rekomanduar trajtime korrigjuese apo reduktimin e ushtrimeve të caktuara;
 - Përgjegjës për realizimin e tretmanëve të wellness-it dhe të njësive të relaksimit/pushimit;
 - Përgjegjës për përpilimin e planit individual të masazhimit të klientëve dhe caktimin e terminëve;
 - Përkujdeset që me kërkesën e klientit apo udhëzimin e mjekut të administrojë lloje të ndryshme të masazheve si me avull ose ngrohje të thatë apo edhe tretmanët me ujë;
 - Përkujdeset që gjatë masazhës ti ndihmoj klientët në pushimin e trupit të tyre dhe largimin e dhimbjeve, lehtësimin e stresit dhe sëmundjeve fizike;
 - Përkujdeset për këshillimin e klientëve mbi teknikat e relaksimit dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të muskujve;
 - Përkujdeset që gjatë masazhës të kuptojë se si muskujt e trupit ndërveprojnë me njëri tjetrin dhe të di se si të trajtojë pjesë të veçanta të trupit;
 - Përkujdeset që gjatë masazhës të studioj historinë fizike të klientit, me qëllim që të përgatisë dhe të aplikojë vajra adekuate të lëkurës, të shpërndajë mbi pjesën e trupit të klientit që është duke u trajtuar, me presion të fortë, të ngadaltë dhe të qetë;
 - Përkujdeset që gjatë sesionit të masazhës të kontrollojë se a është presioni i mjaftueshëm për klientin dhe kontrollon komoditetin e klientit;
 - Përkujdeset që gjatë trajtimit klienti të ndiej rehati dhe kënaqësi, ndriçimi të jetë i zbehtë, të ndizen qirinj aromatik, dhoma të jetë e ngrohtë dhe e qetë, peshqirët të jenë të freskët dhe të pastër;
 - Përgjegjës për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e materialit të pranuar në rekreacion dhe në fillim të çdo muaji të përgatisë inventarizimin/regjistrimin;
 - Përgjegjës për mbajtjen e higjienës së plotë, pastërtisë dhe rregullit, sipas kritereve dhe standardeve të përcaktuara nga menaxhmenti në hapësirat e masazhimit e po qe nevoja edhe në ato të Qendrës Wellness&SPA;
 - Përgjegjës për mikpritje të ngrohtë, miqësore, korrekte, profesionale dhe xhentile ndaj mysafirëve;
 - Përkujdeset për rrjedhën e papenguar të punës në njësinë e rekreacionit;
 - Përgjegjëse që procesi të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet ;
 - Përgjegjës për zbatimin e politikave të Hotelit;
 - Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
 - Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
 - Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082)
 - Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
 - Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;
 - Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
 
Kualifikimet:
- Përgatitje profesionale dhe fizoterapeut i/e certifikuar;
 - Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune profesionale si fizioterapeut;
 - Integritet të lartë dhe etikë;
 - Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
 - I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
 - Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;
 
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 23/03/2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.