business

Tender: Riparimi i Dritareve dhe Izolimi i Perimetrave të Dritareve

  • star Publikuar: 26-11-2025
  • star Skadon: 10-12-2025
Kategoritë Ftesa për Tender
Vendi i punës Prizren

Innovation and Training Park (ITP) Prizren bën shpalljen si në vijim:

Tender: Riparimi i Dritareve dhe Izolimi i Perimetrave të Dritareve për objektin nr.26 në ITP

ITP Prizren fton kompanitë e kualifikuara të kërkojnë dokumentacionin përkatës lidhur me shërbimet si në vijim:

Riparimi i Dritareve dhe Izolimi i Perimetrave të Dritareve për objektin nr.26 në ITP

KËRKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

Kërkesa për dokumentet e tenderit dhe pyetjet lidhur me aktivitetin duhet të dërgohen me e mail me numër reference të lëndës: ITP/CP73, Riparimi i Dritareve dhe Izolimi i Perimetrave të Dritareve për objektin nr.26 në ITP, [email protected] para datës 08.12.2025.

Zyrtari përgjegjës i ITP-së do të ju dërgoj dokumentet e tenderit brenda ditës.

Të gjitha korrespodencat duhet të bëhen në gjuhën shqipe ose angleze.

Dorëzimi i tenderit:

Data e fundit për dorëzim të dokumenteve të tenderit është 10 Dhjetor 2025 në orën 16:00.

Udhëzimet e detajuara si duhet të paraqitet oferta juaj janë të përshkruara në dokumentin Njoftimin për Tender, të cilën do ta pranoni së bashku me dokumentet tjera relevante. Nëse keni ndonjë pyetje shtesë lidhur me këtë aktivitet, ju lutem ta kontaktoni zyrtarin tonë të prokurimit përmes: [email protected] .