Kompani
Portal Pune
Kategoritë
Biznes dhe Menaxhment
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
2081
Me rritjen e kompanisë Portal Pune, shtohet nevoja edhe për rritje të numrit të kolegëve Brenda kompanisë.
Ne jemi duke kërkuar
Pozita: Asistente Administrative & Financiare
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Pranimi i telefonatave dhe drejtimi i tyre në mënyrë efikase;
- Përgjegjës/e për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
- Përgatit dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korespodencen, raportet dhe shkresat tjera,
- Ruan dhe mirëmban dokumentet, dosjet e zyrës të kopjeve fizike dhe elektronike,
- Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
- Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë faturat e blerjes faturat e shpenzimeve sipas kategorive, regjistrat e pagave;
- Përgatit raportet ditore për të hyrat e realizuara nga shitja me të gatshme dhe harmonizon të njëjtat me raportet e bankës;
- Menaxhimin e llogarive te arkëtueshme;
- Menaxhimin e llogarive te pagueshme;
- Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare;
Kualifikimet e nevojshme:
- Student/e në Fakultetin Ekonomik, Financa Kontabilitet.
- Të ketë përvojë pune në Kontabilitet apo Financa.
- Aftësi të mira në përdorimin e MS Office (Veqanerisht në Excel)
- Njohuri për programin financiar Quickbooks apo të ngjashëm
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative
- Vetëiniciativë, ambicie, besnikëri dhe konfidencialitet.
Cfarë ne ofrojmë:
- Pjesë e një kulture dinamike pune
- Rritja e vazhdueshme nënkupton ekzistencën e shumë mundësive për zhvillim
- Atmosferë pune pozitive, dinamike dhe motivuese
- Mundësi për formim profesional dhe arsimor
Dërgoni CV-në tuaj në [email protected]