business

Kamarier/e (2), Kamarier/e sezonal (1), Banakier/e (1), Banakier/e sezonal (1), Mirëmbajtës/e (1)

  • star Publikuar: 14-06-2023
  • star Skadon: 27-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Gastronomi dhe Hoteleri, Mirëmbajtje
Numri i pozitave 6
Vendi i punës Deçan
Shikime 17558

Qendra Tregtare LIRIDONI është qendër tregtare e cila funksionon për më shumë 15 vite, e përbërë prej Supermarketit, Tekstilit, Restaurantit dhe Kafeterisë, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Për shkak të zgjerimit të kompanisë në lokacione të reja dhe me qëllim të plotësimit të vendeve të punës QT LIRIDONI, me datë 14 qershor 2023, shpallë këtë:

K O N K U R S

Për pozitat e punës si në vijim:

Vendi i Punës: Restaurant LIRIDONI – Deçan:

  1. Kamarier/e – dy (2) pozitë;
  2. Kamarier/e sezonal – një (1) pozitë;

Detyrat kryesore:

  • Mirëpret dhe informon klientët rreth menysë, dhe sipas nevojës bën rekomandime.
  • Merr porositë dhe servon ushqimin apo pijet e kërkuara.
  • Sigurohet gjatë gjithë kohës që klientët të jenë të kënaqur me shërbimet.
  • Ua prezenton faturën klientëve dhe kryen pagesën.
  • Dorëzon të hollat e arkëtuara gjatë ditës te personi përgjegjës.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt apo Drejtori.

Kualifikimet dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të ketë së paku tre (3) muaj përvojë pune;
  • Të njohë mirë punën e shërbimit në Restaurant;
  • Të ketë sjellje, qasje dhe komunikim shembullor;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.
  1. Banakier/e – një (1) pozitë;
  2. Banakier/e sezonal - një (1) pozitë;

Vendi i Punës: Restaurant LIRIDONI Deçan;

Detyrat kryesore:

  • Merr porositë nga kamarierët;
  • Përgatitë pijet e nxehta, si dhe ato alkoolike dhe jo alkoolike sipas porosisë;
  • Sigurohet që hapësira e banakut të jetë e rregulluar dhe e pastër gjatë gjithë kohës;
  • Të sigurohet që bari të jetë i furnizuar me pije dhe gjërat e nevojshme;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga menaxheri.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të ketë së paku gjashtë (6) muaj përvojë pune;
  • Të njohë mirë procedurat e përgatitjes së pijeve të ndryshme;
  • Aftësi të shkëlqyera në përgatitjen e pijeve alkoolike dhe joalkoolike;
  • Të ketë fizik të mirë dhe qëndrueshmëri në punë;
  • Aftësi të mira në komunikim dhe në punë grupore;
  1. – një (1) pozitë QT LIRiDONI Deçan;

Detyrat kryesore:

  • Bënë pastrimin e rregullt të pjesëve të caktuara të objektit të Qendrës Tregtare;
  • Kujdeset për pastërtinë në përgjithësi;
  • Bënë furnizimin me preparatet dhe pajisjet e nevojshme për mirëmbajtje;
  • Detyra tjera të cilat i caktohen nga Menaxheri.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin fillor;
  • Të ketë së paku tre (3) muaj përvojë pune;
  • Të njohë mirë procedurat e pastrimit dhe preparatet që duhet të përdoren;
  • Të ketë fizik të mirë dhe qëndrueshmëri në punë;

NE OFROJMË:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë. Program të trajnimeve;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Pagesë të orëve shtesë;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

  • duke plotësuar të dhënat përmes linkut në vijim: https://forms.gle/W4RAchseEMbvmTFV8
  • duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose
  • mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektet e QT LIRiDONI në Magjistralen Pejë – Deçan, Raushiq, Pejë apo Rr. Dëshmorët e Kombit, Deçan.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 27.06.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.