business

Lexuese (7)

  • star Publikuar: 13-10-2025
  • star Skadon: 31-10-2025
Kompani KEDS Energy
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Krejt Kosovën
Numri i pozitave 7

Informacion

Në kuader të zbatimit të masave afirmative giinore me fokus tek vajzat dhe gratë dhe në perputhje me Ligjin për Barazinë Gjinore në Kosovë, KEDS më datë 08-10-2025 shpall konkurs për pozitë të lirë, e hapur vetëm për kandidate femra:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Përgjegjëse për leximin e saktë të njehsorëve dhe pikave matëse, duke përdorur pajisjet përkatëse dhe duke respektuar afatet kohore.
  • Përgjegjëse për shpërndarjen me kohë të faturave të energjisë elektrike tek konsumatorët.
  • Kryen veprimtaritë që lidhen me vëzhgimin dhe mirëmbajtjen/avancimin e pikës matëse.
  • Ofron shërbime ndaj konsumatorëve, duke përfshirë shpërndarjen e njoftimeve, ri-leximin e njehsorëve, zgjidhjen e ankesave dhe njoftimin e konsumatorëve për ndërprerjet e energjisë.
  • Raporton rastet e parregullsive ose kyçjeve të paligjshme dhe ndërmerr veprime konform rregulloreve.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Diplomë e shkollës së mesme në drejtimet: Elektroteknik i Energjetikës, Instalues Elektrik, Makina Elektrike, Ekonomi, Juridik ose fusha të ngjashme.
  • Preferohet së paku 1 vit përvojë pune në lëmi të ngjashme dhe njohuri në përdorimin e MS Office.
  • Aftësi për komunikim të qartë, punë të pavarur dhe respektim të standardeve të sigurisë në punë.
  • Certifikatat e trajnimeve relevante përbëjnë përparësi.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO