Kompani
Hotel Garden
Kategoritë
Gastronomi dhe Hoteleri
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
12158
Pozicioni: Recepsioniste
Përgjegjësia
Është përgjegjëse për të siguruar shërbime të shkëlqyeshme për të gjithë mysafirët që nga momenti i kontaktimit, arritjes, qëndrimit dhe shkuarjes. Po ashtu është përgjegjës për sigurimin e një atmosfere miqësore dhe të këndshme për mysafirët.
Detyrat:
- Ofrimi i shërbimeve cilësore për mysafirët si filozofi bazike e hotelit.
- Kontaktimi me mirësjellje e mysafirëve potencial të cilët interesohen për shërbime të hotelit
- Plotësimi dhe mirëmbajtja e regjistrimeve të Librit të porosive
- Rikontaktimi i mysafirëve të interesuar
- Pritja me mirësjellje e mysafirëve të cilët kanë arritë në hotel
- Evidentimi i mysafirëve të cilët vendosen në hotel në Librin e mysafirëve
- Kërkimi i dokumentacionit personal, fotokopjimi dhe mirëmbajtja e tyre
- Dhënja e informacioneve të nevojshme për mysafirët
- Komunikimi sipas kërkesës promocionet e hotelit, atraksionet lokale dhe pikave tjera të interesit
- Përcjellja e kërkesave të mysafirëve, stafit përgjegjës për përmbushjen e tyre
- Kontaktimi i mysafirëve nëse i është kryer shërbimi i kërkuar
- Vlerësimi i kënaqshmërisë dhe kërkesave të tyre gjatë kontrollit dalës dhe shënimi i këtyre përshtypjeve në Librin e përshtypjeve të mysafirëve
- Kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara nga hoteli
- Kryerja e detyrave tjera të përcaktuara nga Përgjegjësja e menagjerit
Aftesite:
- Njohja e punës me kompjuter dhe programet MS Office
- Njohja e gjuhës angleze
- Të jetë komunikative
- E motivuar për punë
- Aftësi për punë nën presionin e kohës
- Gatishmëri për punë jashtë orarit
Kushtet e punës dhe paga shumë të mira.
[email protected] me Subjet: Emërtimi i vendit të punës:
Shembull
Email: [email protected]
Subject: Recepsioniste
Aplikuesja duhet të jetë Femer
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Cv-së duhet t'i bashkangjitet një foto e formatit të vogël, të gjitha eksperiencat e mëparshme si dhe rekomandimet për ato që i posedojnë.