business

Punëtore në thertore (5)

  • star Publikuar: 05-03-2025
  • star Skadon: 15-03-2025
Kompani Kon Soni
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Gjilan
Shikime 209

KONKURS PUNE

PUNËTORE NË THERTORE

Kompania: Konsoni-M Sh.p.k

Vendi i punës: Livoq i Poshtëm- Gjilan

Pozicioni: Punëtore në thertore

Numri i pozitave të lira: [5]

Gjinia: F

Mosha e preferuar: 20-45 vjeç

Kualifikimi: Nuk kërkohet kualifikim apo përvojë pune paraprake,

Orari i punës: I rregullt,

Lloji i kontratës: Afatgjatë,

Informacion i rëndësishëm: Konkursi është i hapur vetëm për qytetin e Gjilanit.

Afati i fundit për aplikim: 15.03.2025.

Përshkrimi i punës:

Konsoni-M Sh.p.k është kompania më e madhe vendore e specializuar në përpunimin dhe distribuimin e mishit të pulës. Me një angazhim të vazhdueshëm për cilësinë dhe inovacionin, ne po zgjerim kapacitetet tona dhe kërkojmë punëtorë të përkushtuar për t'u bashkuar me ekipin tonë në sektorin e therjes.

Pozitat e ofruara përfshijnë procese të ndryshme ne thertore si: copëtimi, ndarja dhe paketimi i mishit të pulës.

Punëtorët do të trajnohen për të siguruar përmbushjen e standardeve të higjienës dhe cilësisë së produktit. Puna kryhet në ambient të kontrolluar dhe sipas rregullave të sigurisë ushqimore.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Nuk kërkohet përvojë e mëparshme – trajnim ofrohet nga kompania,
  • Aftësi për punë fizike dhe qëndrueshmëri gjatë orarit të punës,
  • Përkushtim ndaj higjienës dhe sigurisë ushqimore,
  • Aftësi për punë në grup dhe bashkëpunim me kolegët

Çfarë ofrojmë ne?

  • Shujtë ditore të mbuluar nga Kompania,
  • Pagë konkurruese,
  • Kontratë të rregullt pune me të gjitha përfitimet ligjore,
  • Ambient pune i sigurt dhe i organizuar,
  • Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional,
  • Trajnim profesional për pozicionin e punës.

Si të aplikoni?

Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi punësimi, ju ftojmë të na kontaktoni për më shumë informacione ose të dërgoni aplikimin tuaj në:

📞 Tel: +383 44 120 615

📧 Email: https://mail.google.com/mail/u/0/images/cleardot.gif[email protected]

📍 Adresa: Livoq i Epërm - Gjilan

Bashkohuni me ekipin e Konsoni-M sh.p.k dhe bëhuni pjese e një ambienti pune të qëndrueshëm dhe profesional !

Bashkë, ushqejmë një të ardhme më të mirë.