business

Menaxher i Lartë i Riskut (MLR)

  • star Publikuar: 29-10-2024
  • star Skadon: 26-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 719

Në bazë të nenit 10 dhe nenin 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.13. të Ligjit nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.08/L-138, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore publikon:

Shpalljen

për

një (1) Menaxher i Lartë i Riskut (MLR)

29/10/2024

Numri referencës: 05/2024

Informacione të përgjithshme

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (në tekstin e mëtejmë referuar si "FKGK") është entitet i pavarur juridik, i krijuar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë me synimin e krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, përmirësim të bilancit tregtar dhe rritje të mundësive për financimin e NMVM-ve.

Përshkrimi i përgjegjësive të punës

Menaxheri i lartë i riskut do të jetë udhëheqës i Njësisë për Menaxhimin e Rrezikut në institucion (FKGK) dhe do të jetë përgjegjës për menaxhimin e proceseve të stafit në këtë Njësi.

Ai/ajo do të jetë përgjegjës për identifikimin, vlerësimin, monitorimin dhe zbutjen e rreziqeve që potencialisht mund të ndikojnë në aftësinë e institucionit (FKGK) për të arritur objektivat e tij. Ky rol përfshin zhvillimin e strategjive, kornizave dhe politikave të menaxhimit të rrezikut për të siguruar menaxhimin e duhur të rreziqeve dhe pajtueshmërinë me kërkesat rregullatore. Përveç kësaj, Menaxhmenti i Lartë i Riskut do të jetë përgjegjës për mbështetjen e organeve vendimmarrëse në institucion për menaxhimin e rrezikut.

Përgjegjësitë e Menaxherit të Lartë të Riskut do të përfshijnë fushat e mëposhtme:

Identifikimi dhe vlerësimi i rrezikut:

  • Bën vlerësime të rregullta të rrezikut për të identifikuar rreziqet e mundshme në portofolin e garancisë, operacione, investime dhe kushte të tregut.
  • Zhvillon profile të rrezikut për secilën palë, kontribuon në përcaktimin e nivelit të rrezikut të pranueshëm të institucionit dhe ia propozon bordit të drejtorëve për miratim.
  • Zhvillon dhe modifikon, sipas nevojës, politikën dhe procedurën e rrezikut të garancisë kreditore dhe rrezikut operacional dhe është përgjegjës për zbatimin e këtyre politikave dhe procedurave në institucion.
  • Krijon një mekanizëm për zvogëlimin e gjasave që të ndodhin ngjarje të paparashikuara;
  • Zhvillon kornizën (procedurën) që përcakton: procesin e identifikimit, vlerësimit dhe zbutjes së rrezikut operacional.
  • Përgatit raportet përkatëse të nevojshme për zbulimin e hershëm të rreziqeve në portofolin e garancisë dhe rreziqeve operacionale.

Monitorimi dhe raportimi i rrezikut

  • Monitoron ekspozimet ndaj rrezikut dhe zbaton matjen e rrezikut për të vlerësuar rrezikun në portofolin e garancisë së institucionit.
  • Përgatit dhe prezanton raportet e rrezikut dhe pakot e tjera të raportimit për të siguruar monitorimin e duhur të portofolit të garancisë në institucion.
  • Zhvillon treguesit dhe tendencat kryesore të rrezikut për të monitoruar performancën e portofolit të garancisë.
  • Zhvillon dhe mirëmban Bazën e të Dhënave të Rasteve/Ngjarjeve të Rrezikut, për të menaxhuar rrezikun operacional në institucion.

Strategjitë për zbutjen e rrezikut

  • Zhvillon dhe zbaton strategji për zbutjen e rrezikut për të zvogëluar ndikimin e rreziqeve të identifikuara.
  • Bashkëpunon me njësitë e tjera të punës në institucion për të siguruar respektimin e politikave dhe procedurave të rrezikut.
  • Propozon nivelet e ekspozimit të limiteve të garancisë kreditore për çdo Institucion të Regjistruar Financiar.
  • Propozon masa për zbutjen e rrezikut për menaxhim më të mirë të rrezikut kreditor në portofol.

Pajtueshmëria rregullatore

  • Siguron pajtueshmërinë me kërkesat rregullatore vendore dhe ndërkombëtare që lidhen me menaxhimin e rrezikut.
  • Zhvillon dhe siguron zbatimin e standardeve të shëndosha të menaxhimit të rrezikut në institucion.
  • Ndërlidhet me Bankën Qendrore të Kosovës dhe siguron bashkëpunim të ngushtë me ta.
  • Bashkëpunon me palë të jashtme, përfshirë auditorët, rregullatorët dhe rrjetet e menaxhimit të rrezikut

Trajnimi dhe zhvillimi

  • Ofron trajnime dhe udhëzime për stafin e brendshëm të FKGK-së dhe për Institucionin e Regjistruar Financiar mbi praktikat dhe politikat e FKGK-së për menaxhimin e rrezikut.
  • Kultivon një kulturë të ndërgjegjësimit për rrezikun brenda organizatës.

Raportimi

Menaxheri i Lartë i Riskut raporton drejtpërdrejtë te Drejtori Menaxhues (DM) i FKGK-së dhe punon ngushtë me antarët e Komitetit të Riskut në Institucion.

Kualifikimet

Menaxheri i lartë i rrezikut do të duhet të plotësojë kërkesat si vijon:

  • Diplomë universitare përkatëse (diploma master është një plus);
  • Së paku pesë vjet përvojë menaxheriale në bankë/ose IMF në Kosovë, në fushën e menaxhimit të kredive ose/dhe rrezikut operacional.
  • Njohuri dhe përvojë të jashtëzakonshme në fushën bankare, duke përfshirë dhe kuptuar kreditimin dhe kreditë e NVM-ve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi me gojë dhe me shkrim në anglisht dhe shqip;
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Njohuri për kërkesat rregullatore dhe praktikat më të mira të industrisë.

Afati dhe kohëzgjatja

Menaxheri i lartë i rrezikut do të jetë i vendosur në objektet e FKGK-së në Prishtinë, por duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë dhe të mbajë takime të shumta në mbarë vendin.

Menaxherit të lartë të rrezikut do t'i ofrohet një kontratë një (1) vjeçare. MLRR do të jetë punonjës me orar të plotë në FKGK. Kontrata do të vazhdohet në bazë të rezultateve të kënaqshme në vlerësimin e performancës.

Aplikimi

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Aplikim nga faqja e internetit https://fondikgk.org/mundesi-punesimi/;
  • CV;
  • Diplomat, certifikatat dhe trajnimet përkatëse;
  • Dëshmia e përvojës së punës
  • Kontaktet e referencës nga ish-punëdhënësit;

Të gjitha aplikacionet do të pranohen vetëm përmes emailit [email protected] , dhe në subjektin e emailit duhet të shkruhet: Formular Aplikimi: Emri dhe mbiemri _ Pozita”

Konkursi është i hapur deri më datën 26.11.2024 në ora 16.30.

Shënim

  • Vetëm aplikimet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.
  • Kandidatët që nuk përzgjidhen në fazën e parë kanë të drejtë ankese brenda 7 ditëve të punës nga marrja e njoftimit për rezultatet e fazës përkatëse të përzgjedhjes.