KONKURS I PUNËS
BPrAL Kolegji Heimerer, për të plotësuar nevojat e Kolegjit Heimerer, shpall konkurs për këtë pozitë:
Titulli i pozitës:
Dekan/e i/e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore Diagnostike
1. Roli
Dekani është autoriteti më i lartë drejtues në programin studimor. Dekani udhëheq pjesën akademike të studimeve dhe veprimtarive shkencore të programit, zhvillon kurrikulat, planprogramet dhe tekstet mësimore të lëndëve në programin që udhëheq, përfshirë monitorimin e zbatimit të tyre, koordinon, organizon dhe monitoron procesin e mësimdhënies në program, këshillon menaxhmentin dhe prorektorët lidhur me aspektet akademike dhe profesionale të programit, menaxhon stafin, planifikon buxhetin për programin, si dhe inicion dhe menaxhon projekte që shërbejnë për avancimin e institucionit dhe programit.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë
Përgjegjësitë akademike
- Hartimi i politikave zhvillimore për avancimin e cilësisë së shërbimeve të arsimit të lartë në kuadër të programit që udhëheq.
- Hartimi dhe zhvillimi i kurrikulës dhe ofrimi i programit të arsimit të lartë në fushën e programit që udhëheq.
- Siguron udhëheqje akademike në fushat përkatëse të studimeve për zhvillimin e mësimit dhe punës shkencore në fakultet.
- Organizon dhe kontrollon punën mësimore e shkencore në fakultet/institut.
- Mbështet zhvillimin e kurrikulës dhe ofrimin e trajnimeve në fushën e programit që udhëheq.
- Drejton punën për hartimin e kurrikulave për të gjitha lëndët që mbulon departamenti, planeve mësimore dhe ndjek zbatimin e tyre.
- Përgatit materiale mësimore në fushën e programit që udhëheq.
- Inicion dhe monitoron realizimin e manualeve të praktikës.
- Inicion dhe mbështet stafin akademik për botimin e librave për modulet bazë të programit.
- Sigurohet që stafi akademik përdor materiale mësimore shkencore dhe të përditësuara, konform moduleve të planprogramit.
- Sigurohet që çdo lëndë brenda planprogramit ka materiale akademike në funksion të studentëve për arritjen e kompetencave që ofron programi.
- Planifikon dhe vlerëson aktivitetet studimore.
- Organizon analiza periodike ose analiza për raste dhe aspekte të veçanta në departament, si dhe analizën vjetore të punës mësimore-shkencore.
- Evidenton, verifikon dhe, kur është rasti, i propozon koordinatorit dhe menaxhmentit masa për shkeljet e disiplinës në punë nga punonjësit e departamentit.
- Mbikëqyr dhe nënshkruan realizimin e ngarkesës mësimore të personelit akademik.
- Mbikëqyr respektimin e disiplinës në punë dhe merr masa për rivendosjen e rregullit në rast shkeljesh apo mangësish.
- Nxjerr statistika për mbarëvajtjen e studentëve në mësim dhe praktikë.
- Punon në parandalimin e braktisjes së studimeve nga studentët.
- Miraton modalitetet e vlerësimit dhe ngre komisionet e provimeve të ciklit të parë të studimeve në lëndët që mbulon departamenti.
- Koordinon projekt-planin kalendarik të procesit mësimor dhe ia paraqet koordinatorit dhe menaxhmentit për miratim.
- Drejton hartimin e orarit të mësimeve, praktikave dhe provimeve dhe ndjek zbatimin e tyre, me miratimin e koordinatorit dhe menaxhmentit.
- Ndërmerr masat e nevojshme për zbatimin e vendimeve dhe detyrave të caktuara nga Këshilli Akademik dhe menaxhmenti.
- I rekomandon menaxhmentit kriteret e posaçme për pranimin e personelit akademik dhe ndihmës mësimor-shkencor për programin studimor, pas diskutimit paraprak në departament.
- Përkrah idetë inovative në fushën akademike dhe profesionale për stafin dhe studentët.
- Inicion dhe zhvillon shërbime profesionale të ndërlidhura me fushën përkatëse shkencore.
- Sigurohet që studentët të involvohen në shërbime profesionale në funksion të komunitetit.
Përgjegjësitë menaxheriale
- Menaxhon stafin dhe monitoron punën e tyre.
- Identifikon nevojat e stafit për zhvillim të mëtejshëm.
- Planifikon buxhetin për programin që udhëheq.
- Rekomandon tek menaxhmenti kriteret e posaçme për pranimin e personelit akademik dhe ndihmës mësimor-shkencor për programin studimor, pas diskutimit paraprak në departament.
- Mban dhe zhvillon raporte profesionale me odat shëndetësore përkatëse.
- Lobon dhe negocion për njohjen e profesioneve, pozitave dhe qartësimin e rolit të të diplomuarve në institucionet relevante shëndetësore.
Përgjegjësitë në fushën e hulumtimeve dhe cilësisë
- Zhvillon hulumtime dhe kërkime shkencore në fushën e programit që udhëheq.
- Mbikëqyr veprimtaritë shkencore në programin studimor, në përputhje me planifikimin vjetor, dhe mban dokumentacionin e aktivitetit shkencor dhe akademik të personelit akademik.
- Mbikëqyr respektimin e programeve të mësimdhënies, kërkimeve shkencore dhe veprimtarive të tjera, evidencave dhe orëve të punës së mësimdhënësve.
- Inicion dhe ndihmon në aplikimin për grante të projekteve hulumtuese dhe zbaton hulumtime shkencore në bashkëpunim me PrHC.
- Merr pjesë dhe organizon aktivitete shkencore të organizuara nga Kolegji ose në partneritet me institucionet partnere.
- Sigurohet që secili anëtar i stafit arrin minimumin e publikimeve shkencore në revista ndërkombëtare sipas standardeve dhe kritereve të përcaktuara nga Kolegji.
- Sigurohet që stafi akademik ndjek politikat e avancimit/gradimit për përmbushjen e kritereve të kërkuara.
- Sigurohet që stafi merr pjesë në konferenca vendore dhe ndërkombëtare sipas standardeve dhe kritereve të përcaktuara nga Kolegji.
- Analizon javën e cilësisë për matjen e kompetencave të studentëve dhe krijon plane intervenuese për avancimin e proceseve.
- Mbështet matjen e cilësisë në baza të rregullta semestrale.
Përgjegjësitë në fushën e projekteve dhe ndërkombëtarizimit
- Harton projekt-propozime dhe aplikon për fonde të jashtme për projekte hulumtimi dhe zhvillimi në fushën e programit.
- Në bashkëpunim me strukturat e institucionit, propozon dhe aplikon për fonde për avancimin e hulumtimeve dhe rritjen e prezencës shkencore.
- Inicion dhe implementon projekte për avancimin e fushës së programit që udhëheq.
- Zhvillon aplikacione për financim nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë, në bashkëpunim me PrPBN.
- Inicion dhe aplikon për projekte në institucione vendore dhe ndërkombëtare për avancimin e proceseve brenda institucionit dhe programit.
- Përfaqëson dhe integron KH në rrjete ndërkombëtare relevante me fushën e studimeve.
- Bashkëpunon me institucione të tjera të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit.
- Realizon bashkëpunime dhe mobilitet të stafit dhe mësimdhënësve.
- Inicion dhe realizon projekte të ndryshme.
- Zbaton projektet e fituara nga institucioni që janë në shërbim të programit dhe institucionit.
- Përfaqëson në mënyrë dinjitoze profesionin dhe institucionin në evente të organizuara nga KH dhe institucione të tjera.
3. Kualifikimet e kërkuara
- Edukimi: PhD në fushën e shkencave shëndetësore diagnostike.
- Përvoja: Së paku 1–3 vjet përvojë pune në një pozitë të ngjashme.
- Njohuritë:
- Njohuri mbi funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë;
- Njohuri mbi legjislacionin në fuqi që rregullon arsimin e lartë;
- Njohuri shumë të mira të punës në kompjuter;
- Nivel akademik i gjuhës shqipe;
- Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze ose gjermane.
- Aftësitë personale:
- Menaxhim i stafit;
- Organizim;
- Menaxhim i kohës;
- Aftësi komunikimi;
- Aftësi për menaxhimin e situatave;
- Qasje profesionale me kolegë, staf dhe studentë.
- Aftësitë teknike: Microsoft Office Package, SPSS, Mendeley etj.
- Prirjet: Integritet, diskrecion, etikë, proaktivitet, dinamizëm, mendim kritik etj.
Vendi i punës
BPrAL Kolegji Heimerer, Rr. Kadri Zeka nr. 80 dhe 82, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Orari i punës
40 orë në javë.
Dorëzimi i dokumentacionit
Të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit, për të aplikuar duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- CV;
- Letër motivuese;
- Dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.
Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën:
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Afati i aplikimit
Konkursi mbetet i hapur nga data 14.05.2026 deri më 28.05.2026.