
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, me qëllim të plotësimit te vendeve te punes te planifikuara per vitin 2025, shpallë:
K O N K U R S
Për rekrutim te pozitave ne vijim:
1) Një (1) Zyrtar-e në departamentin e kreditimit për Zyrën Qendrore në Prishtinë 2) Një (1) Nëpunës-e për administratë për Zyrën Qendrore në Prishtinë, me kohë të caktuar (zëvendësim) 3) Një (1) Nëpunës-e në qendrën e thirrjeve për kujdes ndaj klientëve për Zyrën Qendrore në Prishtinë, me kohë të caktuar (zëvendësim)
-----------------------------------------------------------------------------
Zyrtar-e në departamentin e kreditimit për Zyrën Qendrore në Prishtinë (Pozita 1)
Përgjegjësitë:
- Verifikon dhe validon shperndarjen e kredisë në sistem, duke siguruar saktësi në shumën dhe kushtet e kredisë sipas kontrates.
- Regjistron dhe barazon ne sistem pjesen e paguar permes bankes per kredite e shperndara mbi 10.000 Euro.
- Sigurohet që të gjitha dokumentet dhe verifikimet e kërkuara të jenë përfunduar përpara validimit përfundimtar të procesit të shpërndarjes se kredisë.
- Konfirmon që shpërndarja e kredisë është në përputhje me politikat dhe procedurat institucionit dhe kërkesat e rregullatoreve.
- Regjistron te dhëna në sistemin e menaxhimit të kredive.
- Verifikon dhe përditëson sistemin me të dhëna të sakta të klientit.
- Mbani shënime të sakta të shpërndarjeve të kredisë dhe raporton çdo mospërputhje për shqyrtim.
- Komunikon dhe njofton degët sipas nevojës për çështjet që ndërlidhen me validimin e shperndarjes se kredive.
- Kontrollon dokumnetet nese ka ndonje mospërputhje përpara se të lirohen fondet.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Ekonomi ose një fushë të ngjashme,
- Përvojë në operacionet e kredidhenies, proceset e shperndarjes se kredive ose role të ngjashme në sektorin shërbimeve financiare.
- Njohuri profesionale ne përdorimin e sistemeve të menaxhimit të kredisë dhe sisteme financiare.
- Vëmendje ndaj hollesive dhe aftësi te mire për të punuar me numra.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
- Aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi për të punuar nën presion.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësuese të informacionit,
- Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter (programet Microsoft Office),
- Të jete dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i-e gatshëm-e për punë në ekip.
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Njohja e produkteve, politikave dhe rregulloreve te sistemit financiare është perparesi.
---------------------------------------------------------------------------
Nëpunës-e për administratë për Zyrën Qendrore në Prishtinë, me kohë të caktuar (zëvendësim) (Pozita 2)
Përgjegjësitë:
- Regjistron të dhënat në programet/software-t adekuate,
- Regjistrimi, zëvendësimi dhe shlyerja e kolateraleve në programin adekuat,
- Sistemon dokumentacion të ndryshëm administrativ,
- Punë administrative lidhur me procesin e kredidhënies,
- Punë të ndërlidhura me logjistikë (përcjellë afatin e regjistrimit të veturave, servisimin, evidentimin e listave të kilometrave, monitorimin e shpenzimit të derivateve dhe te ngjajshme)
- ∙ Punë të tjera administrative
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime te ngjajshme,
- Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme)
- Njohuri të programeve për regjistrimin e të dhënave,
- Njohuri të punës me kompjuter dhe te programeve Microsoft Office,
- Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Patent shoferin (kategoria B)
-----------------------------------------------------------------------------
Nëpunës-e në qendrën e thirrjeve për kujdes ndaj klientëve për Zyrën Qendrore në Prishtinë, me kohë të caktuar (zëvendësim) (Pozita 3)
Përgjegjësitë:
∙ Te kontaktoj përmes telefonit klientët që kanë marrë kredi nga KRK,
∙ Të kontaktoj dhe monitoroj përmes telefonit klientët në vonesë;
∙ Të promovoj ofertën kreditore tek klientët përmes telefonit;
∙ Të bëj anketa me klientë/palë rreth shërbimeve të ofruar nga institucioni dhe kënaqësise së klientëve me shërbimet e ofruara,
∙ Te regjistroj thirrjet e bëra dhe përgjigjet nga klientët në databazë,
∙ Të mbledh, analizoj dhe raportoj të dhënat që pranon nga qendra e thirrjeve,
∙ Punë të tjera të cilat ndërlidhen me shërbimin ndaj klientëve dhe monitorimin e tyre.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime të ngjajshme,
- Përvojë paraprake në punë të ngjajshme në sektorin financiar (e preferueshme)
- Aftësi të mira komunikimi verbal dhe në te shkruar,
- Aftesi të mira të përqendrimit (në bisedë telefonike), degjimit aktiv dhe adaptimit ndaj kërksave te klienteve.
- Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të punës me kompjuter dhe te programeve Microsoft Office,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme).
------------------------------------------------------------------------------
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 05.03.2025 deri me dt. 11.03.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotesuar aplikacionin në linkun: https://krk-ks.com/vendepune/ Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë. KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen. Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës. |