Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Pasuri e Paluajtshme
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
971
Shield Recruitment & HR kërkon Ekspert i Shitjes së Patundshmërive me Njohuri në Fushën e Ndërtimit (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Një anëtar aktiv i ekipit menaxhues për të zhvilluar dhe drejtuar në mënyrë ekipore zhvillimin e tre projekteve rezidenciale në fushën e ndërtimit në Kosovë dhe Shqipëri;
- Përgjegjës për hartimin e strategjisë së përgjithshme të shitjes dhe marketingut duke planifikuar dhe organizuar fushata për të arritur objektivat e biznesit;
- Përgjegjës për implementimin e strategjisë së shitjes dhe negocimit të marrëveshjeve për shitjen e apartamenteve, shtëpive dhe hapësirave komerciale në kuadër të projekteve;
- Përgjegjës për komunikimin me klientë dhe negocimin e ofertave/marrëveshjeve për shitblerjen e banesave dhe apartamenteve në kuader të projektit;
- Zhvillon dhe menaxhon portofolion e pronave të pasurive të patundshme të përshtatshme për klientët duke siguruar një gamë të ndryshme të mundësive që përputhen me kërkesat e projekteve të ndërtimit;
- Bashkëpunon me profesionistët e fushës për të kuptuar nevojat specifike dhe harton ofertat e përshtatshme për dinamikat e tregut dhe klientit;
- Krijon dhe kultivon marrëdhënie të qëndrueshme me klientët duke përfshirë përgjegjësit e projektit, arkitektet, bashkëpunëtoret, dhe palët tjera të ndërlidhura;
- Hulumton dhe analizon tregun e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme për të identifikuar trendet, mundësitë dhe sfidat potenciale;
- Të jetë i familjarizuar me teknologjitë e ndërtimit, dinamikat e tregut dhe legjislacionin që ndikon në industrinë e pasurive të patundshme;
- Zhvillon dhe zbaton strategjitë e marketingut për të promovuar projektet përmes kanaleve të ndryshme si marketingu dixhital, ngjarjet dhe partneritetet;
- Analizon rezultatet e fushatave të marketingut dhe përshtat strategjinë e marketingut për të optimizuar rezultatet e shitjes;
- Bashkëpunon me menaxhmentin e kompanisë, ekipin e marketingut, dizajnerët dhe bashkëpunetorët tjerë për të siguruar koordinim të përsosur dhe pajtueshmëri sipas qëllimeve të biznesit;
- Kordinohet me ekipin përgjegjës të projektit të ndërtimit për të hartuar ofertat dhe për t’i finalizuar marreveshjet finale me palët;
- Përgatit dhe shqyrton ofertat, kontratat, apo marrëveshjet dhe dokumentacionin tjetër të rëndësishëm lidhur me transaksionet e pasurive të patundshme, duke siguruar respektimin e standardeve ligjore të industrisë;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet:
- Diplomë në Menaxhim te Biznesit, Marketing ose një fushë të ngjashme;
- Përvojë e dëshumar, së paku 3 vite në shitje dhe marketing të pasurive të patundshme (banesa, shtëpi), veçanërisht në projekte në fushën e ndërtimit;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe të negocimit në raport me klientët dhe bashkëpuntorët;
- Njohuri të thellë në industrinë e ndërtimit, përfshirë fazat e projektit, terminologjinë, legjislacionin dhe praktikat më të mira te punës;
- Përvojë pune në menaxhimin e klienteve dhe negocimin e marreveshjeve të shitblerjes së patundshmërive (banesa, shtëpi, hapësira komerciale).
- Përvojë pune në pozicionet në vijim, Menaxher i shitjes së patundshmërive, Menaxher i llogarive/klienteve nëfushën e ndërtimit.
- Përvojë në përcaktimin dhe ekzekutimin e strategjive të shitjes në projekte në fushën e ndërtimit.
- Përvojë në lidership dhe menaxhim të personelit
- Njohja e gjuhës angleze;
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 20 Tetor 2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.