Kompani
KEDS Energy
Kategoritë
Burime Njerëzore
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
48258
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë në Departamentin e Burimeve Njerëzore, KEDS me datë 28 Mars 2023 shpall vend të lirë për pozitën e mëposhtme:
TITULLI I POZITËS: Specialist i lartë i Burimeve Njerëzore
LOKACIONI DHE NUMRI I POZITAVE: HQ (1)
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Menaxhon dhe zbaton saktë ndryshime komplekse të sistemit/aplikacionit të Burimeve Njerëzore;
- Asiston dhe implementon strategji, iniciativa, politika dhe procedurat të BNj në përputhje me strategjinë e përgjithshme të kompanisë;
- Menaxhon planin dhe procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes se kandidatëve për punësim duke siguruar respektimin e plotë të procedurave të brendshme të rekrutimit;
- Ofron këshilla për të punësuarit dhe Menaxhementin në lidhje me çështje të BNj;
- Monitoron proceset e menaxhimit dhe vlerësimit të performancës;
- Rishikon periodikisht procedurat dhe politikat e BNj për të qenë të përditësuar me tregun dhe zhvillimet ligjore;
- Siguron administrim të plotë, kualitativ dhe konfidencial me dosjet e personelit;
- Harton dhe përgatit raporte, vlerësime, prezantime në përputhshmëri me formatet e kërkuara.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:
- Kualifikim Universitar, Bachelor në: Burime Njerëzore, Ekonomi, Juridik, Psikologji apo fusha të ngjashme;
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
- Aftësi te shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
- Aftësi të shkëlqyera të punës në grup dhe fleksibilitet në marrëdhëniet njerëzore;
- Aftësi shumë të mira të menaxhimit, koordinimit, organizimit dhe planifikimit;
- Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze dhe të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike;
- Të ketë eksperiencë në sistemet e informacionit të BNj.
SI TË APLIKONI?
Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/
2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: [email protected] duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
- CV;
- Diplomën e kualifikimit;
- Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.
Data e fundit për aplikim: 11 Prill 2023
Shënime me rëndësi:
- KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim;
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen;
- Vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.