business

KOMPANI / EKSPERT TË DIZAJNIT LOGO BRENDIM DHE PR

  • star Publikuar: 31-10-2024
  • star Skadon: 08-11-2024
Kategoritë Dizajn grafik
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 228

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT

TERMET E REFERENCËS/ KOMPANI / EKSPERT TË DIZAJNIT LOGO BRENDIM DHE PR

Prishtinë

Aprovuar nga drejtori ekzekutiv

_____________________

Nënshkrimi

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” në kuadër të projektit "Social Justice", ka përkrahur në vazhdimësi pjestarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në forma të ndryshme, me qëllim që të kemi një shoqëri vërtetë multi-etnike dhe multikulturore ku romët, ashkalinjët dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, me qasje të njejta si të gjithë të tjerët dhe ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët i dinë të drejtat e tyre dhe përgjegjësitë shoqërore. Prandaj në vazhdën e aktivitetve tona në kuadër të programint të punësimit kërkojmë të angazhojmë një kompani/ekspert e cila krijon logo brendim dhe përgatitje të planit strategjik të PR për trajtimin e paragjykimeve dhe diskriminimit në vendin e punës si dhe të promovojë të drejtat e puntorëve përmes Punës së Denjë.

  • QËLLIMI SPECIFIK

Kompania/eksperti duhet të krijojë një logo që promovon përfshirjen në vendin e punës, të hartojë një rregullore për diversitetin që përmban kriteret për t'u certifikuar si kompani e hapur për punësimin e komuniteteve të margjinalizuara, dhe të zhvillojë një listë kontrolli për të ndihmuar në vlerësimin e këtyre kritereve..

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Kompania ose eksperti do të krijojë një logo të veçantë që përfaqëson dhe promovon përfshirjen dhe diversitetin në vendin e punës, duke e bërë atë një simbol për kompanitë që janë të hapura për punësimin e anëtarëve të komuniteteve të margjinalizuara.
  • Hartimi i një rregulloreje gjithëpërfshirëse që përcakton qartë kriteret që duhet të përmbushin kompanitë për t'u certifikuar si të hapura ndaj punësimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Rregullorja do të ofrojë udhëzime për krijimin e një ambienti pune gjithëpërfshirës dhe të barabartë.
  • Do të krijohet një listë kontrolli bazuar në rregulloren e diversitetit, për të vlerësuar përputhshmërinë e kompanive me kriteret e përcaktuara për t'u certifikuar si të hapura për punësimin e komuniteteve të margjinalizuara.
  • Kompania/eksperti do të promovojë praktikat e CSR që mbështesin diversitetin dhe përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në vendin e punës.
  • Kompania/eksperti do të kryejë intervista me përfaqësuesit e kompanive për të siguruar që ato përmbushin kriteret e përcaktuara në listën e kontrollit për t'u certifikuar.
  • Kompania/eksperti do të krijojë materiale promovuese për të rritur vizibilitetin e iniciativës dhe për të inkurajuar kompanitë e tjera të angazhohen në këtë nismë. Materialet do të promovojnë përfitimet e diversitetit dhe përfshirjes në vendin e punës.
  • Eksperti do të ndihmojë në identifikimin dhe promovimin e kompanive që tregojnë përkushtim për punësimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke siguruar që ato të jenë pjesë e këtij rrjeti të përfshirjes sociale.

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Kjo iniciativë synon të targetojë kompanitë private dhe publike që kanë treguar përkushtim për të punësuar anëtarë të komuniteteve të margjinalizuara, veçanërisht Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Kompanitë që përmbushin kriteret do të kenë të drejtën të përdorin logon dhe të certifikohen si kompani të hapura për diversitet dhe përfshirje në vendin e punës

3. PROCESI I REKRUTIMIT

  • Kërkimi dhe Identifikimi i Kompanive: Kompania ose eksperti do të zhvillojë një kërkim mbi kompanitë që demonstrojnë përkushtim ndaj përfshirjes dhe përgjegjësisë shoqërore korporative.
  • Komisioni i Përzgjedhjes: Pas intervistave dhe vlerësimeve, një komision përzgjedhës do të shqyrtojë kandidatët dhe do të përzgjedhë kompanitë që do të marrin çertifikimin.

6.PLANI DHE BUXHETI

Afati për dorëzimin e ofertave është deri më data e caktuar. Ofertat duhet të përfshijnë një propozim teknik dhe financiar.

7. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Përvojë në fushën e dizajnit të markës dhe brandimit.
  • Aftësi për të krijuar materiale promovuese dhe strategji marketingu të përshtatura për publikun.
  • Njohuri në fushën e përgjegjësisë shoqërore të korporatave dhe përfshirjes sociale.
  • Eksperiencë në intervistimin dhe vlerësimin e kompanive.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV dhe Portofoli i Punëve të Ngjashme – Përvoja e mëparshme e kompanisë ose ekspertit në dizajn të markës, krijim logosh dhe zhvillim të materialeve promovuese.
  • Propozimi Teknik – Përshkrimi i qasjes, metodologjisë dhe konceptit për krijimin e logos, brandimit dhe materialeve promovuese, përfshirë planin për intervistimin e kompanive dhe hartimin e listës së kontrollit.
  • Propozimi Financiar – Ofertë e detajuar financiare që përfshin kostot për të gjitha fazat e punës, përfshirë krijimin e logos, materialeve promovuese, intervistave dhe hartimin e rregullores dhe listës së kontrollit.
  • Referenca – Minimumi dy referenca nga projekte të ngjashme që kanë të bëjnë me brandim, përgjegjësi shoqërore korporative ose fushata promovuese.
  • Dokumentacion ligjor – Kopje të regjistrimit të kompanisë ose dokumente të ngjashme që dëshmojnë të drejtën për të ofruar shërbime profesionale në fushën përkatëse.

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] .

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 08 Nentor 2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.