business

Zyrtar/e i/e Marketingut

  • star Publikuar: 17-09-2025
  • star Skadon: 03-10-2025
Kompani Argo Group
Kategoritë Marketing
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Pozita: Zyrtar/e i/e Marketingut (1 Pozitë)
Kompania: Argo Group Sh.p.k
Lokacioni i punës: Llapnasellë, Graçanicë

Pozita e punës: Zyrtar/e i/e Marketingut

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve sociale të kompanisë (Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok etj.)
  • Krijimi i përmbajtjes vizuale dhe tekstuale (postime, dizajne, video të shkurtra, etj.)
  • Organizimi dhe koordinimi i eventeve të kompanisë
  • Hartimi dhe zbatimi i kampanjave të marketingut digjital dhe tradicional
  • Monitorimi i performancës së kampanjave dhe përgatitja e raporteve
  • Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar një imazh profesional dhe kreativ të kompanisë

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara

  • Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme
  • Përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe krijimin e përmbajtjes
  • Njohuri në dizajn grafik
  • Shkathtësi shumë të mira komunikuese në gjuhën shqipe (njohja e anglishtes është përparësi)
  • Kreativitet dhe iniciativë për ide të reja

Çka ofrojmë ne:

  • Kontratë të rregullt pune;
  • Pagesë konkurruese
  • Sigurimi shëndetësor nga korporata;
  • Orari i punës: Hëne-Premte 8:00-16:00

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura të aplikojnë duke dërguar CV në: [email protected] dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 03.10.2025

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu