
Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitat:
- Zyrtar për Qendrën e Thirrjeve
Për në zyrën tonë në Prishtinë
Përgjegjësitë kryesore për:
- Të kontaktoj dhe monitoroj permes telefonit në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
- Të negocioj dhe realizoj marrëveshje pagese në lidhje me kredite jo-performuese;
- Të raportoj në baza ditore në lidhje me thirrjet e realizuara ne aplikacionin e kompanise;
- Punë të tjera të cilat ndërlidhen me Qendrën e Thirrjeve.
Kërkesat për vendin e punës:
- Diplomë Universitare (e preferuar në Juridik, Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjashme);
- Eksperiencë pune apo punë praktike në kredidhënie, procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, apo të ngjashme;
- Integritet te larte personal dhe profesional.
- Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
- I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
Të dhënat:
Pozita: Zyrtar për Qendrën e Thirrjeve
Vendndodhja: Prishtinë
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës (Puna praktike është me pagesë)
Afati i aplikimit: 3 Tetor 2025
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën:
Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.