business

Praktikant në Departamentin e Shërbimit për Klientë

  • star Publikuar: 17-01-2025
  • star Skadon: 31-01-2025
Kategoritë Praktikë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 110

Virtus Lending LLC është Institucion Financiar Jo-bankar (IFJB) i licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Ne ofrojmë kredi dhe financim për blerjen e automjeteve përmes lizingut financiar për të gjitha markat dhe modelet pa ndonjë kufizim të vitit të prodhimit. Me qëllim të zgjerimit të aktivitetit në tregun kredive dhe financimit të automjeteve, Virtus Lending LLC po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën e “Praktikant në Departamentin e Shërbimit për Klientë”.

Pozita: Praktikant në Departamentin e Shërbimit për Klientë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Mbështet analistët kreditorë në aplikacionet e kredive apo lizingut që nga aplikimi deri në arkivimin e dosjes;
  • Përfshihet në konsulencë financiare dhe shërbim cilësor për klientët;
  • Asiston që të identifikohen, vlerësohen dhe zgjidhen kërkesa të klientëve;
  • Asiston në komunikimin me klientët në mënyrë verbale dhe të shkruar përmes kanaleve të komunikimit të kompanisë;
  • I përmbahet politikave dhe procedurave të shërbimit për klientë;
  • Përfundon detyra të tjera në bazë të kërkesës së mbikëqyrësit;

Kualifikimet e kërkuara

  • I/e diplomuar apo në vitin e fundit të studimeve në administrim biznesi, ekonomi ose ekuivalente;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantim dhe negocim;
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive;
  • Shkathtësi të mira kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit me klientë;
  • Njohuri të arsyeshme të gjuhës angleze (e preferuar);

Çfarë ofron Virtus Lending

  • Ambient profesional i punës ku do të keni mundësi të përdorni njohuritë dhe aftësitë tuaja në mënyrë efektive për ngritje në karrierë.
  • Mundësi e madhe për të qenë pjesë e një kompanie inovative në procesin e zgjerimit në tregun e Kosovës dhe më gjërë.
  • Praktikë me pages

Si të aplikoni

Dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mailit: [email protected] jo më vonë se 31 Janar 2025. Ju lutem referojuni në e-mail titullit të pozitës për të cilin jeni duke aplikuar, psh “Praktikant në Departamentin e Shërbimit për Klientë”. Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen.