Kompani
ALBANIAN POST
Kategoritë
Media dhe Lajme
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1576
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
Albanian Post – selia në Prishtinë – po rritet dhe duam që JU të na ndihmoni ta shtojmë kualitetin dhe ta zgjerojmë mbulueshmërinë.
Jemi në kërkim të individëve pasionantë për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.
Albanian Post synon që të përfshijë në ekipin gazetaresk individë që plotësojnë këto kritere:
- Të zotërojë diplomë universitare apo të jetë student i këtyre fushave: gazetari, gjuhë dhe letërsi, sociologji, filozofi, psikologji, juridik, ekonomik, shkenca politike e histori;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera të të shkruarit në gjuhën shqipe (strukturalisht dhe gramatikisht);
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit;
- Gatishmëri për të krijuar kontakte në terren, të përcjellë trendin e ngjarjeve dhe të investigojë e eksplorojë tema të ndryshme politike e sociale;
- Gatishmëri për fleksibilitet në orar pune; Aftësi të mira organizative;
- Njohuri në përdorimin e rrjeteve sociale;
- Gatishmëri për punë ekipore;
Aplikantët e interesuar duhet të:
- Sjellin në zyrat e Albanian Post në “Lagjen Marigona” në Prishtinë, CV-në e tyre në kopje fizike
- Ta dërgojnë CV-në në e-mailin: [email protected]
- Të sjellin shembuj të punës së tyre në të shkruar (vlen për ata që aplikojnë për gazetarë).