business

EKSPERT/E PËR HARTIMIN DHE PËRGADITJEN E PËRMBLEDHJES SË POLITIKAVE

  • star Publikuar: 20-09-2023
  • star Skadon: 10-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Rahovec
Shikime 475

Termat e Referencës

EKSPERTI/JA PËR HARTIMIN DHE PËRGADITJEN E PËRMBLEDHJES SË POLITIKAVE

Projekti: ‘Grate rurale dhe fuqizimi i tyre socio-ekonomik ne periudhen e post-pandemise’

Zbatuar nga: Rrjeti i Organizatave per Zhvillim Rural te Kosoves – RROZHRK

Mbështetur nga: Fondi i Grave të Kosovës, me financim nga Zyra e Bashkimit Europian ne Kosove.

HISTORIKU

Organizata “Rrjeti i Organizatave per Zhvillim Rural te Kosoves – RROZHRK” është themeluar në vitin 2013, e cila parimisht e ka në fokus primar sektorin e zhvillimit rural dhe me të gjitha aspektet tjera që kontribojnë në zhvillim të qëndrueshëm rural përfshirë ekspertize në promovim, adresim, rrjetëzim avokim dhe lobim për politikat agro-rurale, socio-ekonomike, gjinore, mjedisore dhe me aspektet tjera që i kontribojnë sektorit dhe komunitetit rural. Njëra nga komponentet kryesore të strategjisë së RROZHRK-së është barazia ginore në kontekst rural. Që pothuajse 3 vite në mënyrë proaktive adresojmë nevojat, problemet e grave nga/në zonat rurale në mbarë Kosovën. Në këtë kontekst përmes trajnimeve, punëtorive dhe aktiviteteve avokuese kemi mbështetur angazhimet socio-ekonomike të grave rurale në forma të ndryshme.

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT

Projekti” Gratë rurale dhe fuqizimi i tyre socio-ekonomik në periudhën e post-pandemisë’’ i mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe financuar nga Bashkimi Evropian ka për qëllim Fuqizimin socio-ekonomik të grave rurale përmes ndërgjegjësimit institucional mbi sfidat dhe pasojat që situatat emergjente sjellin dhe masat parandaluese e mbështetëse, si dhe informimit të grave mbi mundësitë e mbështetjes institucionale.

Projekti synon të trajtoj dimenzionin e fuqizimit ekonomik të grave përkatësisht grave nga zonat rurale që është kategori që ka fokus strategjik nga ana e RROZHRK-së.

Sfidat që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social në Kosovë kanë pasur ndikim tek te gjithë shoqeria sidomos me implikimet dhe pasojat e shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Një nga kategoritë më të atakuara nga kriza socio-ekonomike post-pandemisë, janë pikërisht gratë me theks të vecantë gratë që jetojnë dhe gravitojnë në zona rurale.

Humbja e vendeve të punës, mungesa e qasjes në pronë e toke bujqësore, dhuna me bazë gjinore dhe problemet tjera të natyrës socio-ekonomike janë vështirësi e sfida të cilat i kanë shoqëruar dhe shoqërojnë gratë nga zonat rurale anembanë vendit.

Pra, projekt propozimi yne synon që tv adresoj aspektin e fuqizimit ekonomik të grave nga zonat rurale si aspekt i goditur rëndë nga pasojat e pandemisë Covid-19. Për zbatimin e këtij projekti RROZHRK kërkon të punësoj një Ekspert/e, i/e cili/a do jetë pergjegjës/e për përmbledhjen e politikave të cilat do të adresohen në takimet avokuese me institucionet kompetente.

PËRGJEGJËSITË

Eksperti-ja do te angazhohet për 10 ditë pune gjate implementimit të projektit. Eksperti/ja është përgjegjës/e për hartimin dhe përgaditjen e Përmbledhjes së Politikave lidhur me fuqizimin socio-eknomik të grave në periudhën post-pandemisë, përmbledhja e Polikave do të përgaditet bazuar në diskutimet në fokus grupe si dhe në punetorinë dy ditore. Permbledhja e politikave do te prezantohet ne takimet avokuese me institucionet qendrore dhe lokale.

DETYRAT

Disa nga përgjegjësitë për të cilat do të angazhohet Eksperti/ja përfshijnë:

  • Hartimi dhe përgaditja e një dokumenti – Përbledhje e Politikave si rezultat i diskutimeve të 7 fokus grupeve dhe punëtorive.
  • Prezantimi i Përmbledhjes së Politikave në takimet avokuese me institucionet qendrore.
  • Eksperti/ja do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me menaxherin e projektit dhe me stafin ekzekutiv të RROZHRK-së;

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT E EKSPERTIT/ËS

Eksperti/ja e përzgjedhur duhet të demonstrojë në ofertën e tij/saj që posedon, të paktën:

  • Diplomë universitare në ekonomi, juridik, bujqësi ose formim tjetër arsimor të aplikueshëm.
  • Të paktën 3 vite përvojë në detyra të ngjashme.
  • Përvojë në mbështetje dhe punë me OSHC ose organizata – struktura me anëtarësi;
  • Njohuri të mira për sektorin e zhvillimit rural në Kosovë.
  • Përvoja në punën me komunitetin ndërkombëtar të donatorëve do të konsiderohet si një aset.
  • Përvoja e mëparshme në punë me RROZHRK do të konsiderohet si një aset i fortë;
  • Njohuri të gjuhës shqipe dhe angleze.

Ofruesi i kontraktuar i konsulencës do të jetë i detyruar të kryejë kompetencat e mëposhtme:

  • Demonstron integritet duke aplikuar vlerat dhe parimet etike të RROZHRK-së.
  • Të demonstrojnë kompetencë profesionale dhe të ndërgjegjshme dhe efikase në përmbushjen e angazhimeve.
  • Respektimi i afateve dhe arritja e rezultateve.
  • Shfaq ndjeshmërinë dhe përshtatshmërinë kulturore, gjinore, etnike, fetare dhe moshore

AFATET KOHORE

Shpallja e pozitës 20.09.2023

Afati i fundit për aplikimet 10.10.2023

Zgjedhja e Ekspertit/ës 12.10.2023

Nënshkrimi i kontratës dhe takimi informativ 16.09.2023

Drafti i parë i dorëzimit të materialit Mbetet të konfirmohet

Materiali final Mbetet të konfirmohet

Mbajtja e fokus grupeve dhe punëtorive (Te konfirmohen datat)

Takimet avokuese Mbetet të konfirmohet

KOHËZGJATJA

Eksperti/ja do të angazhohet 10 ditë pune për periudhën kohore Tetor-Janar 2o24. Data indikative për fillimin e zbatimit të detyrave është 18 Tetori 2023.

DORËZIMI I OFERTAVE

Aplikimi duhet të përfshijë dokumentet e mëposhtme:

  • Për kompanitë: Dokumentacioni i biznesit (certifikata e regjistrimit) dhe CV e konsulentit/es të propozuar dhe Oferta Financiare
  • Për konsulentët individualë: CV-në Letrën e motivimit që shpjegon kualifikimet dhe kapacitetet për realizimin e këtyre detyrave;
  • Metodologji e shkurtër lidhur me realizimin e fokus grupeve dhe punëtorive
  • Informatat e kontaktit për të paktën dy tri referenca; dhe
  • Oferta financiare duhet të ofrohet në Euro, pa TVSH.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më 10 Tetor 2023, në orën 17:00 në e-mail [email protected] (cc në [email protected] ) duke shkruar në subjekt “EKSPERTI/JA PËR HARTIMIN DHE PËRGADITJEN E PËRMBLEDHJES SË POLITIKAVE”.

Vetëm kandidatët/tet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë. në adresën: Rr. UCK, p.n. 21000 Rahovec, Kosove

6. Vlerësimi i ofertave

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh dhe nuk do t'i nënshtrohen vlerësimit të mëtejshëm. Ofertat do të vlerësohen nga një Komision prej tre personave. Vlerësimi i ofertave do të bazohet në "parimin më të mirë të vlerës për paranë" duke përdorur një metodë të ponderimit të pikëve për të vlerësuar kombinimin e kualifikimit të aplikantëve (70%) dhe propozimit financiar (30%)