business

Inxhinier/e te Elektroteknikes, Asistent/e Financiar/e

  • star Publikuar: 18-10-2022
  • star Skadon: 31-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3753

Grand International Group, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një Inxhinier/e i/e Elektroteknikës.

Pozicioni: Inxhinier/e te Elektroteknikes;
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës

Paga: 1500 Eur Neto

Orari: Full time
Aplikimet mbyllen: 31.10.2022

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Projektimi dhe Mbikëqyrja e Instalimeve Elektroteknike për projektet e zhvilluara/planifikuara nga kompania;
  • Analizë e Plotë për fazën e Instalimeve të Energjisë Elektrike, për nevojat e kompanisë – Projekteve;
  • Rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
  • Punët tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen në implementimin e projekteve të kompanisë, etj.
  • Organizimi/Mbështetje në punët dhe dhënien e instruksioneve për kontraktorët e kompanisë dhe mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve
  • Planifikimin e kryerjes së punëve, angazhimin e resurseve dhe mbikëqyrjen e punës.
  • Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.
  • Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerën kompanisë;
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i Projektit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Te ketë mbaruar Inxhinierinë e Elektroteknikes/niveli Master
  • Njohuri të thella profesionale, të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Duhet të ketë përvoje paraprake në projektim të instalimeve elektroteknike së paku 2 vite. Nëse kandidati ka përvojë pune edhe në mbikëqyrje/menaxhim do të konsiderohet përparësi.
  • Njohuri në njërin nga programet Autocad, Archicad apo Revit dhe njohuri shumë të mira në programe aplikative kompjuterike të llogaritjeve përkatëse elektroteknike.
  • Njohuri të Gjuhës Angleze në të folur dhe në të shkruar, njohja e gjuhës Franceze është përparësi.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shkathtësi për punë në grup;
  • Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor;

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin Inxhinier/e i/e Elektronikes’ në adresën e e-mail-it [email protected] apo ne Webfaqen tonë www.grandigroup.com (Careers).

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

--------------------------------------------------------------------

Grand International Group, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një Asistent/e Financiar/e.

Pozicioni: Asistent/e Financiar/e;
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës

Paga: 650 Bruto

Orari: Full time
Aplikimet mbyllen: 31.10.2022

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatit dhe verifikon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve) në programin financiar,
  • Përgatit dhe regjistron librat me të dhënat e nevojshme,
  • Regjistron transaksionet në softuerin për financa,
  • Përgatit kërkesat financiare dhe pagesat të ndryshme, sipas kërkesës,
  • Bën përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve,
  • Bën përgatitjen/deklarimin e raporteve vjetore siç kërkohet nga Zyra Tatimore e Kosovës,
  • Preferohet të ketë njohuri të legjislacionit tatimor të Kosovës,
  • Të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm,
  • Përpilimi i raporteve mbi shpenzimet gjate udhëtimeve zyrtare konform kontratave aktive te kompanise
  • Gatishmëri për të ndihmuar rreth kërkesave të stafit.

KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

  • Diplomë universitare në fushën relevante (Fakulteti Ekonomik),
  • Të ketë përvojë minimum 2 vjeçare në fushën e Financave,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter – njohuri të shkëlqyera të pakos së MC Office (veçanërisht Excel),
  • Njohuri të Gjuhës Angleze në të folur dhe në të shkruar, njohja e gjuhës Franceze është përparësi.
  • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mail-it,
  • Aftësi analitike në punë,
  • Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shkathtësi për punë në grup;
  • Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor;

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin Asistent/e Financiar/e në adresën e e-mail-it [email protected] apo ne Webfaqen tonë www.grandigroup.com (Careers).

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.