Kompania Mokne është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja ka filluar ne vitin 2022 ku për qellim primar ka ujin natyral te amballazhuar.
Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të ujit ,e që na motivon dhe jemi krenarë që ti ofrojm vendit tonë dhe tregut të jashtëm një uje të këtij niveli.
Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm, dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë.
Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!
Lokacioni : Prishtine
- Merchandiser
Pozita: Merchandiser/e
Detyrat Kryesore:
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë në pikën e caktuar.
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg.
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës brenda pikave të caktuara të shitjes.
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mbanë freskinë e produkteve kryesore.
- Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve te caktura.
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të cilat ja cakton mbikqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (përparësi);
- Aftësi të shkëlqyera të negocimit;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i/e gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Si të aplikoni:
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected]
Afati i Aplikimit:
Afati për aplikime është deri më 15.09.2024. Ju lutemi të keni parasysh se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
Pse të zgjidhni Mokne shpk?
Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë. Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.
Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.
Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.
Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu