Orbico është distributori kryesor në Evropën Juglindore, një kompani rajonale që operon në 20 shtete. Ne kemi më shumë se 7500 punonjës dhe menaxhojmë më shumë se 200 brende globale dhe lokale. Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë, ne jemi në kërkim të kandidatëve entuziastë, të besueshëm dhe të orientuar drejt rezultateve për pozicionin:
Stilist flokësh në FABU studio (3 pozita të lira)
(Këto pozicione pune janë me orar të plotë)
Kualifikimet:
- Minimumi 3 vite përvojë
- Të ketë përvojë në ngjyrosje, prerje dhe stilim të flokëve
- Përvojë minimale në mediat sociale
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punojë së bashku në një ekip
- Njohuri të gjuhës angleze, serbo-kroate (opsionale)
- Të ketë aftësi inovative
Përfitimet e kandidatëve:
- Trajnim dhe mbështetje fillestare
- Pozicion sfidues në mjedis dinamik
- Mundësi për rritje personale dhe profesionale
- Paga konkurruese sipas rezultateve tuaja
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Do të punoni në një sallon prestigjioz me atmosferë profesionale, duke bashkëpunuar me brendet ekskluzive botërore.
- Puna juaj do të mbulojë punën me klientët që ofrojnë shërbime të tilla si prerja, ngjyrosja, highlights, trajtimet e kujdesit, stilimi i flokëve dhe shitja e produkteve të kujdesit për flokë.
- Aktivitete në rrjetet sociale si postimi i rezultateve përfundimtare nga puna në sallon, promovimi i produkteve dhe shërbimeve.
- Puna në mjedis ekipor duke bashkëpunuar me kolegë të tjerë.
- Pjesëmarrja në aktivitete promovuese të sallonit.
- Të sillen në mënyrë profesionale
Ne dëshirojmë të plotësojmë pozicionet sa më shpejt të jetë e mundur.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 06.12.2022, ndërsa afati i fundit për pranimin e aplikimeve është 20.12.2022.
Inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këtë pozicion të dërgojnë një CV dhe letër motivuese jo më vonë se data 20/12/2022 në adresën:
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të mbahen në konfidencë të plotë.