business

Zyrtar/e Financiar / Kontabilist

  • star Publikuar: 08-11-2023
  • star Skadon: 15-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1924

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Shpallje për vend të lirë pune

Pozita:Zyrtar/e Financiar / Kontabilist
Organizata/njësia:FKEE/ Sektorii Financave
Lokacioni:Prishtinë, Republika e Kosovës
Data e shpalljes së konkursit:01.11.2023
Data/ora e mbylljes:15.11.2023, 16:00(koha lokale)
Lloji dhe kohëzgjatja e kontratës:Kontratë pune me orar të shkurtuar (20 orë në javë) për periudhë të caktuar kohore
Periudha provuese:3 muaj

Kur pritet të fillojë marrëdhënia

e punës:

Brenda dy javësh pas nënshkrimit të kontratës së punës
A) Rrethanat organizative
Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE)është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.
B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Sektorit të Financave, Zyrtari Financiar /Kontabilisti ështëpërgjegjës për të kryer detyrat e përditshme në lëminë e financave dhe kontabilitetit bazuar në planin strategjik të FKEE, konform legjislacionit në fuqi, manualit të operimit dhe rregulloreve të brendshme të FKEE-së.

C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore
  • Të kontrollojë dhe bëjë regjistrimet kontabël të faturave hyrëse, dalëse, si dhe barazimet e llogarive bankare;
  • Të bëjë kalkulimin dhe deklarimin e pagave dhetatimeve tjera relevante;
  • Të bëjë regjistrimet dhe rregullimet tjerakontabël të fundvitit, para se Pasqyrat të jenë hartuar;
  • Të sigurohet që procedurat kontabël janë zbatuarpër të gjeneruar një prezantim të saktë dhe me kohë të raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Bën raportimet e nevojshme në Administratën Tatimore brenda afateve të përcaktuara.
  • Përfaqëson FKEE-në në Administratën Tatimore të Kosovës për çështjet tatimore;
  • Përgatitë Pasqyrat Financiare Vjetore të FKEE-së (Pasqyrën e pozicionit financiar, Pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, Pasqyrën e rrjedhës së parasë, Pasqyrën e ndryshimeve në Ekuitet dhe Pasqyrën e shpalosjeve) dhe siguron se pasqyrat janë përgatitur brenda afatit kohor dhe janë në përputhje me SNK dhe SNRF;
  • Përgatit Pasqyrat mujore apo tre mujore për të ardhura dhe shpenzimet;
  • Raporton tek menaxhmenti për shkeljet dhe mosaplikimin e ligjeve lidhur me taksat dhe tatimet, si dhe parregullsitë tjera të hasura gjatë procesit;
  • Ndihmon Menaxhmentin e FKEE-së në përgaditjen e buxhetit vjetor;
  • Përgatitë dhe analizon raporte tjera financiare përSektorin e Financave dhe Menaxhmentin;
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi dhe Menaxhmenti i FKEE=së.
D) Kualifikimet, përvojadhe aftësitë profesionale dhe gjuhësore
  • Të ketë diplomë universitare në degën e ekonomisë, financave, kontabilitetit ose të ngjashme (studimet për kontabilitet konsiderohen përparësi);
  • Të këtë 5 vite përvojë të përgjithshme, prej të cilave së paku 3 vite përvojë profesionale relevante me pozitën e shpallur;
  • Të ketë të përfunduar Programin e trajnimit “Kontabilist i Çertifikuar” në SHKÇAK, IKAF apo në ndonjë shoqatë tjetër të ngjashme profesionale;
  • Të posedojë njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK)dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
  • Të ketë njohuri të mira rreth kuadrit ligjor dhe operimit financiar të FKEE dhe interes për zhvillimin e sistemit të kontabilitetit dhe financave;
  • Njohuri të vlerësimit dhe përdorimit të aplikacioneve të nevojshme kompjuterike;
  • Të ketë aftësitë forta komunikuese, për të punuarsi pjesë ekipidhe nën presionin e përmbushjes së afateve;
  • Të ketë aftësi të zhvilluara në përdorimin e programeve softuerike dhemjeteve të punës;
  • Aftësi për të punuarnën presionin e përmbushjes së afateve;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • E preferueshme leja e vozitjes kategoria B
  • Nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar; (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendit të punës sipas këtij njoftimi).
E) Shpërblimi – Paga mujore
Sistemi i pagave: Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).
F) Të dhëna tjera
FKEE nuk është organizate buxhetore, marrëdhënia e punës themelohet sipas Ligjit të Punës. Për më shumë detaje rreth FKEE: https://fkee-rks.net/
  1. Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit

Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:

  1. Kopja e dokumentit përkatës që dëshmon shtetësinë.
  2. CV-në e hollësishme të aplikuesit
  3. Letrën e motivimit përfshirë synimet eaplikuesit për punën gjatë kohës së angazhimitne FKEE (jo më shumë se 3 (tri) faqe)
  4. Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse studimet janë kryer jashtë vendit)
  5. Dëshmi/Cerifikatë për “Kontabilist i Çertifikuar”
  6. Kopje të dëshmisë se nuk ka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart)

    Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.
    Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.

2. Dorëzimi i aplikacioneve

Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në [email protected] deri më

15 Nëntor 2023, ora 16.00.

Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-6 më lart) nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.