Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për
pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministriae Financave, Punës dhe Transfereve shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar
Emri i grupit : Grupi i administrimit të përgjithshëm
Titulli i pozitës së punës : Zyrtar i Lartë për Komisione Mjekësore
Klasa e pozitës :Profesional 1
Koeficienti/Paga: 5.75
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 18/07/2024
Afati për aplikim: 19/07/2024 - 17/08/2024
Institucioni: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Departamenti: Departamenti i Pensioneve
Divizioni : Divizioni për Komisione Mjekësore
Vendi i punës : Prishtinë
Nr. i Referencës: RN00014564
Kodi: RPC0008103
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
- Parashikon kohën dhe nevojën për shqyrtimin e kërkesave për vlerësimin, rivlerësimin dhe ankesat, lidhurme shkallën e invaliditetit, rivlerësimit dhe rivendosjes sipas aktgjykimeve nga Gjykata Themelore. Nxjerrja e vendimit sipas vlerësimit të Komisionit Mjekësor, duke ofruar informata të arsyeshme dhe të kuptueshme lidhur me procesine vlerësimit të shkallës së invaliditetit siç kërkohet me LPA-në.
- Kujdeset që procesii lëvizjes së lëndes prej shqyrtimit nga Komisioni Mjekësor, duke renditur dokumentacionin në mënyrë kronologjike prej kërkesës deri në vendimmarrje dhe në dorëzim te zyrtari i arkivit.
- Ndihmon udhëheqësin e Divizionit që para nënshkrimit të aktit administrativ, për veprimet që duhet të ndërmerren për vendimmarrje.
- Harton aktin administrativ sipas LPA-së, duke ofruar informata të mjaftueshme dhe të kuptueshme për veprimet procedurale për vendimmarrje.
- Bashkëpunon ngushtë me menaxhmentin dhe me zyrtarëte tjerë përgjegjës për realizimin e objektivave të Divizionit, Departamentit dhe Ministrisë.
- Bën planifikimin dhe nevojat e punës në zyrë, duke u bazuar në vëllimine punës dhe parashtresave të palëve për vlerësim të shkallës së invaliditetit.
- Përcjell rrjedhën e procedurës administrative prej pranimit, shqyrtimit, vendimmarrjes, nënshkrimit, njoftimit të palës, klasifikimit dhe dorëzimit për arkivim.
- Bashkëpunon ngushtë me zyrtarët e pensioneve të caktuar në zyrat rajonale, lidhur me pranim-dorëzim të parashtresave për realizimin e të drejtave të fituara me ligj.
- Lëshimi dhe përgatitja e aktit administrativ, sipas vlerësimi të Komisionit Mjekësorpër nënshkrim, duke ofruar informata të kuptueshme për vendimmarrjen.
- Kontrollimin dhe verifikimin e dokumentacionit lidhurme afatshmërinë dhe origjinalitetin dhe renditjen e lëndës. sipas kronologjisë të dokumentacionit si dhe hartimin e shkresave për përgjigje në ankesë.
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve (Arsim i lartë i paspecifikuar);
- Kërkesat specifike: Nuk ka
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
- Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 01/09/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë: Nuk ka
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
- Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen