business

Mekanik - Garda Kombëtare/Pomozatin

  • star Publikuar: 24-11-2022
  • star Skadon: 28-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 14057

Duke pasur për bazë nenin 79 dhe 80 të Ligjit nr. 06/L-114 pë Zyrtarët Publikë, në pajtim me Ligjin e Punës Nr.03/L-212, neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Mbrojtjes shpall këtë:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Mekanik

Grada e vendit të punës; CS4

Nr. referencës së vendit të punës; FSK 0464

Vendi; Garda Kombëtare-Pomozatin

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për servisimin e rregullt të Automjeteve , konform planifikimit dhe kërkesave për të siguruar që të gjitha automjetet e të jenë funksionale dhe operacionale;
  • Identifikon nevojat për pjesë rezervë, njofton mbikëqyrësin, analizon dhe vlerëson faktorët më të shpeshtë të prishjeve të automjeteve.
  • Për çdo riparim në automjet është përgjegjës të jetë konform PSO-ve dhe standardeve teknike tjera.
  • Harmonizon aktivitetet/punën e tij me Udhëheqësin e ekipit dhe mekanikët e tjerë.
  • Kryen edhe detyra tjera që janë të ndërlidhura me këtë natyre të punës sipas kërkesës së mbikëqyrësit dhe kualifikimeve që posedon.
  • Kujdeset /ruan pajisjet dhe inventarin e punës

Proceduarat e konkurrimit;

  • Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.

Shkollimi i kërkuar;

  • Shkolla e Mesme teknike/profesionale

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen;

  • Përvoje pune si mekanik se paku 3 vite;
  • Patent shofer/ kategoria B;
  • Njohja e gjuhes shqipe apo serbe;
  • Gjuha angleze ( e deshirueshme);
  • Duhet të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave kryesore si dhe detyrave plotësuese në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor;
  • Duhet të veprojë me maturi gjatë komunikimit me pjesëtarët tjerë;
  • Duhet të jetë në gjendje të punoj vetëm si dhe si pjesë e ekipit;
  • Duhet të ketë vullnet për përmirësim të vazhdueshëm;
  • Duhet të ketë vetë-iniciativë dhe të mbajë veten të mirë informuar.
  • Njohuri të specializuar në fushën profesionale për mekanik të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve përkatëse ( e deshiruar)
  • Njohuri dhe përvojë në mirmbajtjen e automjeteve të rënda ( e deshiruar)
  • Patenshoferi i kategorisë C ( e deshiruar)

Kohëzgjatja e emërimit

  • Emërimi është me afat të pacaktuar.

Afati për aplikim

  • Afati i aplikimit është nga data 14.11.2022 deri më 28.11.2022.
  • Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave:

  • Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
  • Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesa specifike:

  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të konkurrimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së, apo në web-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni në: 038 200 13 508.