business

Teknik i elektroteknikës

  • star Publikuar: 24-07-2024
  • star Skadon: 02-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KEDS Energy
Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 7
Vendi i punës Të gjitha qytetet
Shikime 544

Informacion

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti për humbje të energjisë elektrike më datë 19-07-2024 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Instalon, teston dhe riparon kabllot energjike të tensionit të mesëm (TM) dhe tensionit të ulët (TU);
  • Kontrollon mungesën e energjisë nga detektorë të dizajnuar për nivel të tensionit, tokëzimit dhe sigurimit të vendit të punës dhe përdorimin e etiketave të nevojshme;
  • Monitoron dhe raporton statusin e keqpërdorimeve të energjisë elektrike (abuzimet, kyçje ilegale, etj);
  • Trajton dhe kontrollon konsumatorët e caktuar të evidentuar nga analiza të ndryshme;
  • Instalon njehsorët (PLC) dhe realizon MMO, bën kyçje të reja dhe ndërron njehsorët sipas nevojës;
  • Teston njehsorët, transformatorët matës, qarqet e lidhjeve dhe rastet e pasivizimit të shifrës;
  • Trajton vazhdimisht konsumatorët e kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik të kompanisë;
  • Mban evidencë të rregullt për konsumatorët e kontrolluar dhe raporton të dhënat;
  • Punon sipas rregulloreve të brendshme të kompanisë dhe rregulloreve tjera me të cilat kompania vepron;
  • Kujdeset në përdorimin të pajisjes së dorës (HHU), teknologjinë dhe pajisjet tjera siç është trajnuar;
  • Eviton rreziqet në punë duke zbatuar praktikat të brendshme të sigurisë në punë;
  • Angazhohet në arritjen e objektivave të Departamentit;
  • Raporton vazhdimisht dhe në kohë eprorit për proceset e punës.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Shkollë e mesme teknike, drejtimet: Elektroteknik i energjetikës, Instalues elektrik, Makina elektrike ose Çertifikatë valide në Instalime elektrike apo Elektroenergjetikë (E lëshuar nga Qendrat Rajonale të Aftësimit Profesional);
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
  • Njohuri për karakteristikat e pajisjeve për leximin e njehsorëve, ndërrimet e njehsorëve, etj;
  • Aftësi të mira analitike, të shërbimit të konsumatorit, punës në ekip dhe nën presion;
  • Certifikata që dëshmojnë trajnime nga lëmi të ngjashme janë përparësi;
  • Njohuri të mira të paketës së MS Office.
  • Të ketë patent shoferë të kategorisë B.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO