business

Furnizimi dhe montimi me paisje të IT

  • star Publikuar: 21-10-2022
  • star Skadon: 03-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2222

Kopshti “Milingonat” me vendim të Këshillit Themelues shpallë:

THIRRJE PËR OFERTË

Për t'i parë detajet dhe specifikat e tjera: KLIKONI KETU

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “Furnizimi dhe montimi me paisje te IT ”, në institucionin parafillor “MILINGONAT” deri me datën 03.11.2022 në ora 15:00.

Institucioni parafillor “Milingonat” ka nevojë për furnizimi dhe montimi me paisje të IT për implementimin dhe mbarëvajtjen e shërbimeve të saj si dhe sigurimin e objektit dhe hapësirave përreth.

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:

“Milingonat” është e intresuar të kontraktoj një kompani me veprimtari të furnizimi dhe montimi me paisje te IT

Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet, janë të ftuara të dorëzojnë propozimin:

  1. Të jenë të regjistruara pranë ARBK-së;
  2. Të ofrojnë në mënyrë të specifikuar shërbimet e ofruara;
  3. Vendndodhja: Prishtinë.

Oferta duhet të dorëzohet me “zarf” në kopshtin “Milingonat”, në adresën: Rr. “Vellëzërit Fazliu” Kodra e Trimave, Prishtinë.

Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Çertifikatën e biznesit,
  2. Specifikimet Teknike të shërbimit të kërkuar;
  3. Propozimi financiar i ofertuesit;
  4. Duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
  5. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
  6. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
  7. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes së kontratës.
  8. (të firmosur dhe të vulosur).

Rr. “Vellëzërit Fazliu”, Kodra e Trimave , Prishtinë, Kosovë Tel & Fax: 038/611-009

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse kërkesat janë përmbushur. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimet e tyre.

Çmimi më i ulët në raport me specifikimet teknike do të jenë kriteret vendimtare për fituesin.

KUSHTET E KONTRATES

  1. Afati i kontratës: Nga data e nënshkrimit të kontratës deri në finalizimin e projektit, më të drejtë rinovimi;
  2. Nëse nuk plotësohen të gjitha kritetet, kandidati nuk kualifikohet dhe do te vazhdohet me kandidatin tjetër rë renditur;
  3. Pagesa do të kryhet pas kryerjes së shërbimit ne afat prej 90 dite ;
  4. Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit;
  5. Subjekti duhet të garantojë shërbim cilësor.

Për t'i parë detajet dhe specifikat e tjera: KLIKONI KETU