business

Asistent/e të shitjes (8)

  • star Publikuar: 17-07-2023
  • star Skadon: 07-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 8
Vendi i punës Pejë, Ferizaj
Shikime 18979

LTB JEANS është themeluar në vitin 1948 në Stamboll nga dy vëllezër me pasion të pafund për xhinset. Fiksimi pas detajeve dhe përdorimi i materialeve të cilësisë së lartë kanë ndikuar që sot kjo markë të gjejë shtrirje në mbarë botën. Në vendin tonë, përfaqësues i markës LTB JEANS është Hil Group.

Ne ju ofrojmë mundësinë të jeni pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës!

Për dyqanet tona ne po kërkojmë: Asistent/e të shitjes

American Retail Park Pejë (6)
The Village Shopping, Ferizaj (1)
Ring Mall, Ferizaj (1)

Përgjegjësitë dhe fusha e veprimit:

  • Kujdesja dhe shërbimi ndaj klientëve;
  • Organizimin e furnizimit nga koha e arritjes në dyqan deri tek shitja;
  • Angazhimi dhe bashkëpunimi me ekipin gjatë kampanjave dhe aktiviteteve në dyqan;
  • Edukimi dhe trajnimi i vazhdueshëm sipas udhëzimeve të kompanisë;
  • Krijimi i një atmosfere të këndshme të punës në dyqan.

Kualifikimet (Edukimi) dhe Aftësitë:

  • Diploma e shkollës së mesme;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezantimit;
  • Fokus të shtuar tek klientët dhe biznesi;
  • Njohuri rreth fushës së modës;
  • Pavarësi në punë si dhe prirje për të punuar në mjedis ekipor me pozitivitet.

Përvoja e punës:

  • Përvojë pune në pozicionin e Asistent - it/es të shitjes.

Vlerësimi i performancës:

  • Performanca gjatë punës në ekip;
  • Performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës;
  • Performanca dhe veprimet sipas vlerave të LTB-së;
  • Performanca dhe veprimet sipas pikëpamjes së LTB-së lidhur me këtë pozicion.

Përfitimet:

  • Orar fleksibil të punës;
  • Ambient dinamik të punës;
  • Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit professional.

Aplikimi:
Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar markën, vendin dhe pozitën e punës për të cilin aplikoni deri me datë 7 Gusht 2023.

Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.