business

Ftesë për Tender: Shërbime hoteliere (hotele) & Shërbime hoteliere (restorane) për sesione trajnimi dhe konferenca, për nevojat e AQH dhe IHS Projekteve


Ruaj
  • star Publikuar: 19-01-2026
  • star Skadon: 02-02-2026
Kompani AQH Project
Kategoritë Ftesa për Tender
Vendi i punës Prishtinë

Ftesë për Tender

Referencë: ITT/AQH-IHS/2026/001

19.01.2026

Swiss Tropical and Public Health Institute-OJQ në Kosovë (Swiss TPH), është duke zbatuar projektin: "Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) dhe “Integrimi i Shërbimeve Shëndetësore” (IHS)për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit të popullatës përmes kërkimeve të avancuara,shërbimeve dhe trajnimeve në Kosovë

Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) dhe Integrimi i Shërbimve Shendetesore (IHS) me anë të këtije njoftimi fton kompanitë hotelerike të interesuara në Kosovës, që të dorëzojnë ofertat e tyre për shërbime hotelerike, në përputhje me kushtet dhe specifikacionin e detajuar në dokumentin e tenderit.

LOT 1: “Shërbime hoteliere (hotele) për sesione trajnimi dhe konferenca, për nevojat e Projekteve AQH dhe IHS ”

LOT 2: “Shërbime hoteliere (restorane) për sesione trajnimi dhe konferenca, për nevojat e Projekteve AQH dhe IHS ”

Kompanitë e interesuara mund të kërkojnë dokumentacionin e tenderit çdo ditë pune, nga ora 08:30 deri në 16:00, duke kontaktuar Zyrën e SWISS TPH – OJQ në Kosovë përmes adresës së e-mailit: [email protected] .

Në kërkesë duhet të specifikohet kërkesa për dosjen e tenderit, pas së cilës dokumentacioni do t’i dërgohet aplikuesit në mënyrë elektronike (me e-mail).

Gjatë kërkimit të dosjes, paraprakisht në e-mail duhet të dërgohen këto të dhëna:

  • Emri i kompanisë
  • Numri unik identifikues
  • Specifikimi i LOT-it për të cilin kompania ka interes

Të gjitha detajet e nevojshme për aplikim gjenden në dosjen e tenderit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 02.02.2026, deri në ora 11:30 (AM).

Ofertat duhet të dorëzohen në zyrët e projektit të AQH-së në adresën si më poshtë: Rr. Tirana, Prime Residence, C 4/3,

Hyrja D, Kati 6, Banesa nr. 16, 17 & 18,

10000 Prishtinë, Kosovë.

AQH Office on Google Maps

Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur, duke përfshirë:

  • një (1) origjinal,
  • një (1) kopje, dhe
  • një (1) USB

Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni SWISS TPH – OJQ në Kosovë përmes adresës së e-mailit: [email protected]