Kompania "ROYAL ® SH.P.K” shpall konkurs për pozitën:
“Inxhinier i Ndërtimtarisë”
Detyrat për pozitën: Inxhinier i Ndërtimtarisë
- Kontrolla të vazhdueshme në ecurinë e zhvillimit të projektit.
- Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës.
- Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat e nevojshme për të bërë rishikimet dhe njofton për aktivitetet e vonuara.
- Bën organizimin dhe kryerjen e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me departamentin e inxhiniering-ut.
- Ndjek të gjitha aktivitetet e punës nëpër punishte (mbikqyrje profesionale).
- Është përgjegjës për të gjithë dokumentacionin tekniko - ligjor në projekt.
Kushtet e kërkuara për pozitën: Inxhinier i Ndërtimtarisë
- Diploma e fakultetit të ndërtimtarisë.
- Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 2 vite.
- Njohja e mirë e paketës kompjuterike M.Office, Platformave të AutoCAD-it (Autocad, Civil 3D) Armcad, Tower.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Posedimi i patent shoferit obligativ, kategoria B.
- Të ketë gatishmëri të punojë edhe jashtë orarit të punës sipas nevojës.
- Trajnimet relevante janë të dëshirueshme.
Nëse mendoni se i përmbushni kërkesat e lartpërmendura, dërgoni CV - në tuaj në E-mail adresën: [email protected] ose kontakto nr: +383 49 795795, Viber +383 49 795795
Konkursi mbetet i hapur deri më datën: 06.03.2023