
Kompani
IT Engineers
Kategoritë
Dizajn grafik
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Fushë Kosovë
Shikime
190
KONKURS PUNE: DIZAJNER GRAFIK
IT Engineers shpall konkurs për pozitën e punës Dizajner Grafik me orar të plotë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Krijimi i materialeve vizuale për fushata digjitale dhe të printuara (posterë, broshura, bannera, etj.)
- Dizajnimi i përmbajtjeve për rrjetet sociale dhe faqet e internetit
- Puna me ekipin e marketingut për të zhvilluar identitetin vizual të projekteve dhe brendeve
- Përdorimi i mjeteve moderne të dizajnit si Adobe Photoshop, Illustrator, InDesign, Canva, etj.
- Zbatimi i trendeve moderne të dizajnit në përputhje me kërkesat e klientëve
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune në dizajn grafik (minimum 1 vit përparësi)
- Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e programeve Adobe Creative Suite
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup
- Kreativitet, përkushtim dhe ndjeshmëri ndaj detajeve
- Njohja e bazave të brandingut dhe marketingut vizual është avantazh
Çka ofrojmë:
- Ambient modern dhe bashkëpunues pune
- Mundësi zhvillimi profesional dhe pjesëmarrje në projekte interesante
- Pagesë konkurruese dhe kushte të mira pune
- Trajnime të mbuluara nga kompania
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në duke shenuar ne Subjekt Pozicionin në emailin: [email protected]