business

Nëpunës/e në qendrën e thirrjeve, Nëpunës/e për verifikim të të dhënave, Analist/e Kreditor/e

  • star Publikuar: 09-12-2022
  • star Skadon: 15-12-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Obiliq, Prishtinë
Shikime 35561

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

  1. Një (1) Nëpunës/e ne qendrën e thirrjeve për kujdes ndaj klientëve për zyrën qendrore në Prishtinë
  2. Një (1) Nëpunës/-e për verifikim të të dhënave për zyrën qendrore, me afat të caktuar, në Prishtinë
  3. Një (1) Analist/e Kreditor/e për degën në Obiliq

Nëpunës/e në qendrën e thirrjeve për kujdes ndaj klienteve (pozita 1)

Përgjegjësitë:

  • Të kontaktoj përmes telefonit klientët që kanë marrë kredi nga KRK,
  • Të kontaktoj dhe monitoroj përmes telefonit klientët në vonesë;
  • Të promovoj ofertën kreditore tek klientët permes telefonit;
  • Të bëj anketa me klientë/palë rreth shërbimeve të ofruar nga institucioni dhe kënaqësise së klientëve me shërbimet e ofruara,
  • Të regjistroj thirrjet e bëra dhe përgjigjet nga klientët në databazë,
  • Të mbledh, analizoj dhe raportoj të dhenat që pranon nga qendra e thirrjeve
  • Punë të tjera të cilat ndërlidhen me shërbimin ndaj klientëve dhe monitorimin e tyre,

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime të ngjajshme,
  • Përvojë paraprake në punë të ngjashme në sektorin financiar (e preferueshme)
  • Aftësi të mira komunikimi verbal dhe në të shkruar,
  • Aftesi të mira të përqendrimit (në bisedë telefonike), dëgjimit aktiv dhe adaptimit ndaj kërkesave të klientëve.
  • Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të punës me kompjuter dhe të programeve Microsoft Office,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),

Nëpunës/e për verifikim të të dhënave (pozita 2)

Përgjegjësitë:

  • Bën verifikimin e të dhënave nga raportet e software-ve,
  • Bën krahasimin e të dhënave nga raportet e software-ve,
  • Bën testimin e të dhënave nga raportet e software-ve,
  • Verifikon konsistencën, plotësinë dhe saktësinë e të dhënave dhe raporton diferencat tek përgjegjësit për përmirësim,
  • Bën monitorimin dhe sigurohet që diferencat janë përmirësuar,
  • Përgatit raporte lidhur me kualitetin e të dhënave të software-ve dhe të dhënave tjera,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi dhe në fusha të ndërlidhura me informatikë,
  • Përvojë paraprake në punë të ngjashme (e preferueshme),
  • Njohuri të punës me kompjuter, programet Microsoft Office (njohuri të avancuara në excel e domosdoshme),
  • Trajnim relevant në fushën e të dhënave (e preferueshme),
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer, kategoria B (e preferueshme).

Analist/e Kreditor/e (pozita 3)

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur deri me dt. 15.12.2022.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohetnë intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit në përputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.