business

Zyrtar për Regjistrim të Adresave

  • star Publikuar: 06-10-2022
  • star Skadon: 12-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Dragash
Shikime 2417

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Dragash shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

APLIKO KETU

Emri i grupit Specialistë të Hartografisë dhe GIS

Institucioni Komuna Dragash

Nr. i Referencës RN00009940

Kodi RPC0003654

Data e njoftimit 14.09.2022

Afati për aplikim 05.10.2022 - 12.10.2022

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Përditësimi i të dhënave të adresave ( zonave të qarkullimit publik dhe hyrjeve të objekteve ) përmes sistemit ARIS;
  2. Plotëson të dhënat e hyrjeve aktuale të objekteve edhe me elementet tjera të adresave ( numri i kateve dhe banesave për hyrje) për nevoja të numërimit të brendshëm, të digjitalizojë të dhënat e kateve dhe banesave dhe të numërtoj ato në ARIS;
  3. Të bëjë mbikëqyrjen e vendosjes së tabelave të emrave të rrugëve, kryen SC/KC ( sigurimin e cilësisë/kualitetin cilësisë ) sa i përket identifikimin e rrugëve, emrat e rrugëve, pikat e adresave dhe numërtimin e adresave duke përdorur në radhë të pare sistemin ARIS;
  4. Kryen korrigjimet e të dhënave të adresave bazuar në raportin mbi SC/SK, sigurojnë mbështetjen dhe përgjigjet për pyetjet e parashtruara nga drejtorit komunale, AKK, ARC apo palët tjera të interesit;
  5. Bashkëpunon ngushtë me Njësinë e Adresave në AKK në lidhje me mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e Sistemit të Adresave duke u bazuar në ligj dhe udhëzime administrative;
  6. Kryen të gjitha përgjegjësitë që dalin si obligim nga Ligji për Sistemin e Adresave dhe Udhëzimeve përkatëse;
  7. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe udhëzimet të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: diploma shkolles se mesme, Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to,
  • Kualifikime të posaçme formale: drejtimi Ekonomi,Informatik
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës, të dëshmuara me trust pensional.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

5. Pozitat aktualisht të lira

KodiNr. i ReferencësTitulli i pozitës Klasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata/Vendi i punës
RPC0003412 RN00009685Zyrtar për Regjistrim të AdresaveProfesional 27Komuna Dragash Drejtoria per Urb.Kad,Gjeod. dhe Mbrojtje të Mjedisit/komuna dragash

6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Vlerësimi do të bëhet nëpërmjet intervistës, komisioni vlerëson jetëshkrimin/CV, njohuritë, aftësitë apo cilësitë ekërkuara për pozitën e punës për të cilën zhvillohet konkurimi.

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

per komunitete

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

APLIKO KETU