business

KRYEPUNËTOR

  • star Publikuar: 21-09-2024
  • star Skadon: 05-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Liga steel
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Lipjan
Shikime 744

Pozita: KRYEPUNËTOR

Lokacioni : Lipjan

Liga steel është një lider në ndërtim dhe dhe ndertim te parafabrikuar, i përkushtuar për inovacion dhe ndryshime. Ne specializohemi në panelizimin, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase të ndërtimit. Ndërsa vazhdojmë të zgjerojmë operacionet tona, ne po kërkojmë një kyrepunetor të kualifikuar dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë.

Përshkrimi i Punës

Kandidati ideal do të jetë një lider i fortë dhe menaxher i aftë, i cili do të udhëheqë proceset e punës dhe do të sigurojë përmbushjen e standardeve të cilësisë dhe sigurisë.

Detyrat dhe përgjegjesitë

  • Të udhëheqë dhe menaxhojë ekipin e punëtorëve, duke siguruar një ambient të sigurt dhe produktiv.
  • Të zbatojë dhe monitorojë rregullat dhe procedurat e punës për të garantuar efikasitetin dhe cilësinë.
  • Të lexojë dhe interpretojë vizatimet teknike, duke ofruar udhëzime për punëtorët në lidhje me detyrat e tyre.
  • Të identifikojë dhe raportojë gabimet që mund të ndodhin gjatë procesit të prodhimit, duke sugjeruar zgjidhje për përmirësim.
  • Të koordinojë përdorimin e materialeve dhe mjeteve për të siguruar efikasitetin në procesin e prodhimit.
  • Eksperiencë të konsiderueshme në punën e fasadës ose metalit, me njohuri të thella në proceset dhe teknologjitë përkatëse.
  • Aftësi të shkëlqyera udhëheqëse dhe menaxhuese, me fokus në zhvillimin e ekipit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndihmimi në zbatimin e rregullave dhe procedurave.
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike.
  • Kujdes dhe vëmendje për detaje, duke ndihmuar në identifikimin e gabimeve dhe në propozimin e zgjidhjeve.

Benefitet:

  • Paga konkurruese dhe bonuset bazuar në performancë.
  • Sigurim shendetsor.
  • Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
  • Mjedis i punës bashkëpunues dhe inovativ.

Ju lutemi dorëzoni CV-në tuaj ne [email protected]

Afati per aplikim : 05.10.2024