business

MENAXHER/E (6), BARIST/E (10)

  • star Publikuar: 08-11-2022
  • star Skadon: 21-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani VENOM
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 16
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2519

KONKURS PUNE - MENAXHER/E (6)

Data: 08.11.2022

Vendi: Prishtinë

VENOM LLC, me numër unik identifikues 811572876, me adresë në: Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, Km i 5të, Çagllavicë – Prishtinë, shpallë konkurs për pozitën MENAXHER/E (6 vende).

Përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për parapërgatitjen e stafit të zonës së tij/saj
  • Sigurimi që stafi i tij/saj evidentohen në fillim të orarit të punës
  • Stimulimi i stafit për shitje sa më të madhe
  • Mirëseardhja dhe ofrimi i shërbimit të personalizuar për të gjithë mysafirët
  • Verifikimi i kërkesave të klientëve dhe raportimi i tyre
  • Prezantimi i vendit dhe tryezës së klientëve
  • Kujdeset që zona e tij/saj të jetë i pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme që puna të ecë mirë
  • Ndërton raport me klientët e rregullt për të krijuar një atmosferë pozitive
  • Njohuria e artikujve të menu-së së klubit të natës
  • Duhet të dini informata të përgjithshme për Venomin, shërbimet e ofruara, orarin e punës, vendndodhjet e ndryshme, etj.
  • Raporton për ruajtja e pastërtisë të të gjitha pajisjeve dhe hapësirës së punës gjatë ndërrimit
  • Mbyllni ndërrimin duke u kujdesur për stafin e zonës së tij/saj dhe barazimin e shitjes
  • Sigurohuni që mysafirët të shërbehen me produkte të cilësisë së lartë
  • Mbani gjithmonë qëndrim mikpritës

Kërkesat:

  • Diplomë e shkollës së mesme (minimum).
  • Aftësi të ofrojë shërbime klientëve në një ambient dinamik.
  • Qëndrim pozitiv dhe aftësi të punojë shumë mirë nën presion edhe me anëtarët e tjerë të stafit.
  • Kryen punë cilësore edhe nëse nuk mbikqyret nga menaxhmenti.
  • I/E gatshme të ndjekë udhëra dhe instruksione dhe të parashtrojë pyetje për sqarime nëse është e nevojshme.
  • Aftësi të punojë në ambient të zhurmshëm dhe dinamik.
  • Eksperienca në pozita të ngjashme është një plus.

KONKURS PUNE - BARIST/E (10)

Data: 08.11.2022

Vendi: Prishtinë

VENOM LLC, me numër unik identifikues 811572876, me adresë në: Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, Km i 5të, Çagllavicë – Prishtinë, shpallë konkurs për pozitën BARIST/E (10 vende).

Përgjegjësitë:

  • Mirëseardhja dhe ofrimi i shërbimit të personalizuar për të gjithë mysafirët
  • Përzierja e koktejeve tradicionale dhe krijuese
  • Bërja e sugjerimeve bazuar në shijet dhe preferencat e klientëve
  • Kujdesi që bari të jetë i pajisur me pijet dhe pajisjet e nevojshme
  • Ndërtimi i një raporti me klientët e rregullt për të krijuar një atmosferë pozitive
  • Përgjegjësi për garniturat e parapërgatitura për koktej, pije etj.
  • Numërimi i inventarit me menaxherin pas çdo ndërrimi
  • Njohuria e artikujve të menu-së së klubit të natës
  • Duhet të dini informata të përgjithshme për Venomin, shërbimet e ofruara, orarin e punës, vendndodhjet e ndryshme, etj.
  • Pëgatitja dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e zonës së punës dhe furnizimi adekuat i pijeve të servuara
  • Sigurimi që artikujt plotësohen vazhdimisht dhe paraqiten në mënyrë tërheqëse
  • Vendosja dhe rregullimi i pijeve
  • Ruajtja e pastërtisë të të gjitha pajisjeve dhe hapësirës së punës gjatë ndërrimit
  • Inspektimi i pastërtisë dhe prezantimit të të gjitha gotave përpara përdorimit
  • Ndihma me detyrat përmbyllëse, përfshirë ruajtjen e të gjitha mallrave të ripërdorshme, pastrimin e pajisjeve si dhe kthimin e tyre në vendet e duhura
  • Puna si anëtar i ekipit në aspekte të tilla si: pastrimi, punët anësore, përgatitja dhe ruajtja e pijeve
  • Mbyllja e ndërrimit duke pastruar dhe rivendosur furnizimet për ditën tjetër
  • Sigurimi që mysafirët të shërbehen me produkte të cilësisë së lartë
  • Mbajtja gjithëmonë e qëndrimit mikpritës.

Kërkesat:

  • Diplomë e shkollës së mesme (minimum).
  • Aftësi të ofrojë shërbime klientëve në një ambient dinamik.
  • Qëndrim pozitiv dhe aftësi të punojë shumë mirë nën presion edhe me anëtarët e tjerë të stafit.
  • Kryen punë cilësore edhe nëse nuk mbikqyret nga menaxhmenti.
  • I/E gatshme të ndjekë udhëra dhe instruksione dhe të parashtrojë pyetje për sqarime nëse është e nevojshme.
  • Aftësi të punojë në ambient të zhurmshëm dhe dinamik.
  • Eksperienca në pozita të ngjashme është një plus.

Ky konkurs zgjatë nga data 08.11.2022 deri më datë 21.11.2022. Ftohen të interesuarit/at të dërgojnë CV-në e tyre në emailin: [email protected].