Kompani
Swissmed SH.P.K
Kategoritë
Elektronike
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
2386
Përshkrimi i kompanisë
- Kompani e mirënjohur dhe e mirëformuar në fushën e pajisjeve mjekësore, distributor i kompanive lidere botërore, shpallë vend të lirë pune për pozitën:
Inxhinier i elektronikës
Vendi i punës: Prishtinë
- Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës së punës: Inxhinieri i elektronikës është përgjegjës për mbështetjen teknike ndaj klientëve të kompanisë
Detyrat:
- Ofron mbështetjen teknike për pajisjet mjekësore te klientët
- Teston analizatorët, i përgatitë për instalim, bënë instalimin, trajnon klientët, bënë mirëmbajtjen periodike të tyre sipas protokoleve të prodhuesit
- Bën rifabrikimin dhe kontrollimin e analizatorëve të cilët rilokohen te klientët tjerë
- Kujdeset për transportin e sigurt të analizatorëve
- Merr pjesë në trajnime jashtë shtetit të organizuara nga prodhuesi
- Ngarkon në sistem të gjitha raportet e vizitave
- I raporton menaxhmentit të kompanisë në baza javore në lidhje me vizitat dhe aktivitetet
- Bën përgatitjen e porosive rutinore dhe urgjente te furnitorët
- Përgjegjës për stokun e pjesëve konsumuese të këmbimit
- Sipas nevojës, realizon edhe aktivitete tjera të lidhura me punën
Kualifikimi:
- Diplomë Universitare në fushën e Inxhinierisë Elektrike apo në fushat e ngjashme
- Përvoja e punës si inxhinier me pajisje mjekësore diagostike është përparësi
- Bashkëpunëtor në punë ekipore dhe i orientuar drejt përformancës sa më të mirë
- Fokus të lartë në ofrimin e shërbimeve ndaj klientit
- Shkathtësi të shkëlqyera në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike
- Patent shofer dhe aftësi për udhëtime të shpeshta brenda dhe jashtë vendit.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë të kënaqshme dhe bonuse për përformancën në bazë të eksperiencës dhe arritjes së qëllimeve
- Orar fleksibil të punës
- Telefoni i kompanisë, laptop, vetura për vizita të klientëve gjatë orarit të punës
- Mundësi për zhvillim profesional në një mjedis shumë të mirë të punës
- Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në email adresën: [email protected]
Mob: +38349891880