business

Teknik në Ekipin Mobil A në Skuadrën  Levizëse të Elektroteknikës

  • star Publikuar: 24-11-2022
  • star Skadon: 28-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3603

Duke pasur për bazë nenin 79 dhe 80 të Ligjit nr. 06/L-114 pë Zyrtarët Publikë, në pajtim me Ligjin e Punës Nr.03/L-212, neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Mbrojtjes shpall këtë:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Teknik në Ekipin Mobil A në Skuadrën Levizëse të Elektroteknikës

  • Grada e vendit të punës; CS4
  • Nr. referencës së vendit të punës; FSK 0305
  • Vendi; Komanda e Logjistikës-Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për rregullimin me defekte elektrike dhe elektronike të Automjeteve, komfor planifikimit dhe kërkesave për të siguruar që të gjitha automjetet e të jenë funksionale dhe operacionale;
  • Identifikon nevojat për pjesë rezervë, njofton mbikëqyrësin, analizon dhe vlerëson faktorët më të shpeshtë të prishjeve të automjeteve.
  • Për çdo riparim elektrik dhe elektronik në automjet është përgjegjës të jetë komfor PSO-ve dhe standardeve teknike tjera.
  • Harmonizon aktivitetet/punën e tij me Udhëheqësin e ekipit dhe teknikët e tjerë.
  • Kryen edhe detyra tjera që janë të ndërlidhura me këtë natyre të punës sipas kërkesës së mbikëqyrësit dhe kualifikimeve që posedon.
  • Kujdeset /ruan pajisjet dhe inventarin e punës

Proceduarat e konkurrimit;

  • Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.

Kushtet e përgjithshme;

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me
  • dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.

Shkollimi i kërkuar;

  • Shkolla e mesme profesionale në profil të elektroteknikës.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen;

  • Shërbimi paraprak si teknik i auto-elektronikës apo në fushë të elektrikës së paku tre vite.
  • Kategoria C e patentës.
  • Njohja e gjuhes shqipe apo serbe;
  • Gjuha angleze ( e deshirueshme);
  • Shërbim paraprak si teknik i elektronikës së automjeteve së paku tre vite ( e dëshiruar),
  • Njohuri mbi aspektet e riparimit dhe mirëmbajtjes së paisjeve elektrike dhe elektronike ( e dëshiruar)
  • Duhet të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave kryesore si dhe detyrave plotësuese në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor.
  • Duhet të veprojë me maturi gjatë komunikimit me pjesëtarët tjerë.
  • Duhet të jetë në gjendje të punoj vetëm si dhe si pjesë e ekipit.
  • Duhet të ketë vullnet për përmirësim të vazhdueshëm.
  • Duhet të ketë vetë-iniciativë dhe të mbajë veten të mirë informuar.

Kohëzgjatja e emërimit

  • Emërimi është me afat të pacaktuar.

Afati për aplikim

  • Afati i aplikimit është nga data 14.11.2022 deri më 28.11.2022.
  • Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave:

  • Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
  • Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesa specifike:

  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të konkurrimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së, apo në web-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni në: 038 200 13 508.