business

Zyrtar/e për Media dhe Komunikim

  • star Publikuar: 05-05-2023
  • star Skadon: 18-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 8987

SHPALLJE PËR VEND PUNE/ZËVENDËSIM

OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) si rezultat i suksesit dhe procesit të zgjerimit, është në kërkim të zëvendësimit të përkohshëm të pozitës:

Pozita: Zyrtar/e për Media dhe Komunikim

Vendi: Prishtinë

Orari: I plotë

______________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Implementimin e strategjis së komunikimit te organzites.
  • Shkrimin edhe prezantimin e informatave dhe ngjarjeve të organizatës në media të shkruara dhe ato televizive.
  • Prodhon materiale promovuese të organizatës siç janë: broshura, fletëpalosje, video dhe podcast.
  • Mban kontakte të rregullta me gazetarë dhe përfaqesues të mediave për të rritur pjesëmarrjen e organizates në media.
  • Koncepton fushatat ndërgjegjësuese si dhe mbikqyrë implementimin e tyre.
  • Krijon dhe mban kontakte të rregullta me personazhe të profilit të lartë për të luftuar fenomenin e antigjipsizmit dhe për të promovuar materiale që nderlidhen me të.
  • Ofron përfituesve dhe palëve të interesuara informacion në lidhje me mundësitë e reja promovuese dhe progresin aktual të organizates
  • Kontribuon në ngritjen e vizibilitetit të arritjeve të projektit, mbështet dhe përdorë mekanizmat për shkëmbimin e informatave, ndarjen e përvojave dhe praktikave të mira në nivel lokal dhe rajonal.
  • Kryen punën e tij/saj në përputhje me vlerat dhe parimet e organizatës duke siguruar respektimin e plotë të rregullave dhe procedurave si dhe kodit të miresjelljes;
  • Perfaqeson organizatën në ngjarje publike, konferenca, takime dhe media;
  • Ofron mbështetje për aktivitete të tjera të përfshira në planet e punes se organizates, sipas kërkesës.

Kualifikimi i vlerësimit

  • Diplomë Universitare në nivelin BA në Shkenca Sociale /Gazaetari /Komunikim/Marketing
  • Së paku tri vite përvojë pune profesionale në fushën e Mediave dhe Marrëdhënieve me Publikun
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje në ekip;
  • Shkathtësi hulumtuse, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Njohuri të shkëlqyera të pakos MS office
  • Lejen e qarkullimit rrugor kategoria (B) e preferueshme.
  • Njohuri të Gjuhës Angleze

Njohuritë dhe shkathtësitë

Nëpunësi duhet të ketë njohuri/shkathtësi në fushat e mëposhtme:

  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interest e organizatës dhe integritetin e tij;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi/avokimi me institucione publike në nivel qëndrorë dhe lokal si dhe kompani private
  • Aftësi për të ofruar këshillim dhe trajnim për pjestarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
  • Njohuri të sfidave dhe punës me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Aftësi të mira negociimi dhe ndërmjetësimi.

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve). Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.

Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njejtin e-mail.

Afati i fundit për aplikimi është deri më datën 18.05.2023 në ora 16:00