GOLD
business

Shofer / Operator Krani


Ruaj
  • star Publikuar: 02-06-2026
  • star Skadon: 20-06-2026
Kompani Euro Abi
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Prishtinë

KONKURS PUNE

Pozita: Shofer / Operator Krani

Kompania: Euro Abi Sh.P.K.

Vendi i punës: Llapllasell, Kosovë

Lloji i kontratës: Me kohë të plotë, afatgjatë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Drejton kranin në përputhje me rregullat dhe procedurat e kompanisë
  • Operon kranin për ngritje, lëvizjen dhe vendosjen e materialeve dhe pajisjeve në mënyrë të sigurtë dhe efikase.
  • Kryen kontrollin ditor të automjetit dhe kranit para fillimit të punës.
  • Raporton menjëherë çdo defekt teknik ose problem operacional
  • Siguron që ngarkesat të jenë të lidhura dhe të transportohen sipas standardeve të sigurisë.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen bazë dhe pastërtinë e automjetit dhe të pajisjeve.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Patent shoferin e kategorisë CE
  • Certifikatë ose licencë për përdorimin e kranit (e nevojshme jo e domosdoshme)
  • Përvojë pune në operimin e kranit
  • Njohuri të rregullave të sigurisë në punë dhe procedurave të ngritjes së ngarkesave
  • Aftësi për të punuar në ekip

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV.
  • Patent shoferin e kategorisë CE

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 20 Qershor 2026 në emailin: [email protected], me subjektin: Shofer / Operator Krani” – Emri dhe Mbiemri juaj

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Parimi i barazisë:

Euro Abi Sh.P.K. është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët pa dallim gjinie, etnie, feje, moshe apo gjendjeje shëndetësore.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu