business

Rekrutimi i kadetëve për vitin akademik 2022/2023

  • star Publikuar: 24-06-2022
  • star Skadon: 30-06-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ushtarë
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetase të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra:

Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së – Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark”;

– Akademinë Ushtarake të Republikës së Turqisë;

– Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë; dhe

– Akademinë e Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 09.06.2022 deri më 30.06.2022.

Aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe për të kuptuar kriteret e konkursit mund t'i gjeni në linkun në vijim https://bit.ly/3t0UoK5

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit, ora 23:59.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.

Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët.

Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës!